Në konferencë do të drejtohen koordinuesi kombëtar i Dekadës për inkuadrimin e romëve 2005- 2015 të Republikës së Maqedonisë, ministri pa resor Nezhdet Mustafa dhe Spiro Ristofski zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe përfaqësuesi i Sekretariatit të Dekadës nga Budapesti.
- Iniciativa për ndryshime sociale - InSOK sot në Shkup organizon konferencë kombëtare për debat të Dekadës së romeve Maqedonia 2010 - raporti kombëtar për avancimjin e Dekadës për inkuadrimin e romëve 2005 - 2015 nga perspektiva e bashkësisë së romëve.
Konferenca kombëtare ka për qëllim t'i kumtojë të dhënat nga hulumtimi dhe së bashku me palët e interesuara të diskutojnë në lidhje me rekomandimet për përmisimin e efektivitetit dhe efikasitetit në Dekadën për inkuadrimin e romëve 2005 - 2015 si politikë publike e orientuar nga përmirësimi i gjendjes së tyre.
Në konferencë do të drejtohen koordinuesi kombëtar i Dekadës për inkuadrimin e romëve 2005- 2015 të Republikës së Maqedonisë, ministri pa resor Nezhdet Mustafa dhe Spiro Ristofski zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe përfaqësuesi i Sekretariatit të Dekadës nga Budapesti.
Dekada e rojeve Maqedonia 2010 është raport nga hulumtimi i zbatuar, me të cilën janë përfshirë 539 romë nga 17-të komuna në Maqedoni. Hulumtimi paraqet pjesë nga iniciativa rajonale për mbikëqyrjen e përparimit të Dekadës për inkuadrimin e romëve 2005 - 2015 nën titullin Dekada e rojes.