Bursistët krahas punës në zyrat e deputetëve gjermanë do të regjistrohen si studentë në njërin nga universitetit të Berlinit gjatë qëndrimit.
Tre bursistë nga Maqedonia në periudhë prej 15 javëve do të kenë praktikë në Bundestagun gjerman. Bursat ndahen në kuadër të "Bursës parlamentare ndërkombëtare" të Bundestagut gjerman, ndahn tradicionalisht çdo vit, ndërsa për Maqedoninë çdo vit sigurohen nga tri. Deri më tani në të kanë marrë pjes 28 bursistë nga vendi.
Bursistët krahas punës në zyrat e deputetëve gjermanë do të regjistrohen si studentë në njërin nga universitetit të Berlinit gjatë qëndrimit.
"Këtyre njerëzve u jepet mundësia të njihen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Pjesëmarrësit në këtë projekt janë të rinj me angazhime politike dhe shoqërore nga më shumë vende me interes për punë në administratën publike", theksoi nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rafiz Aliti pas takimit të sotëm me delegacionin e Bundestagut gjerman, i cili po qëndron në vend.
Ai shtoi se ky program është projekt tradicional i dedikuar për të rinjtë e angazhuar politikisht nga vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore me arsim universitar dhe njohje të mirë të gjuhës gjermane. Sipas Ute Kumps, deputet në Bundestagun gjerman, të rinjtë paraqesin bazë të mirë për bashkëpunimin e mëtejmë.
"Në takim e theksova interesin e madh të Gjermanisë në lidhje me proceset demokratike në Maqedoni. Thellimi i marrëdhënieve midis dy vendeve përmes të rinjve paraqet bazë të shkëlqyer për bashkëpunimin e mëtejnë", deklaroi Kumps.
Delegacioni pati takim edhe me Jovan Ginev, kryetar i grupit të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.