E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Së shpejti pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje për mbrojtje të investimeve që do të paraqet bazë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Maqedonia dhe Mali i Zi e intensifikojnė bashkėpunimin








Në drejtim të avancimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Malit të Zi sot në Shkup kryeministrat Nikolla Gruevski dhe Milo Gjukanoviq nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe social dhe marrëveshje për bashkëpunim në arsim, shkencë dhe teknologji.

Së shpejti pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje për mbrojtje të investimeve që do të paraqet bazë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Dy kryeministrat pas nënshkrimit të këtyre dokumenteve shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve duke theksuar se ato asnjëherë nuk janë ndërprerë edhe krahas krizës në rajon që ndodhi para dhjetë vjetëve.

Gruevski tha se Maqedonia gjithmonë e ka mbështetur procesin integrues eurotlantik të Malit të Zi dhe se në këtë drejtim, meqë është hap më përpara në këto procese, ka ofruar shkëmbim të përvojave.

Gruevski e ka informuar Gjukanoviqin edhe për çështjen për dallimet rreth emrit me Greqinë dhe se Maqedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes. Ai theksoi se të gjitha çështjet e hapura në rajon mund të tejkalohen me dialog dhe shkëmbim të përvojave.

Kryeministri malazez Gjukanoviq shprehu keqardhje sepse siç tha "erdhi deri në ngecje në procesin euroatlantik të Maqedonisë".

"Nuk e trajtojmë këtë çështje të ndërlidhur vetëm për Maqedoninë, por çështje që e prek edhe rajonin", tha Gjukanoviqi dhe shtoi se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm stabiliteti në rajon.

Publikuar: 22.10.2010 | 15:07
Lexuar: 379 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime