Ndryshe, përveç në sektorin jo-qeveritarë, dallime evidente janë edhe te subjektet politike. BDI-ja si parti shqiptare në qeveri ka bërë thirje për unitet rreth këtij procesi statistikor, PDSH-ja bën thirje për bojkot, derisa DR-ja përmes amendamenteve po tenton të ndryshoj kohën e mbajtjes së regjistrimit nga muaji prill në atë korrik.
Lëvizja Qytetare Zgjohu, paralajmëron regjistrim paralel të popullësisë në pjesën veri-perendimore të vendit, të banuara kryesisht me shqiptarë. Kryetari kësaj lëvizje, Artan Grubi, për Alsat-M deklaron se Zgjohu do të zhvilloj regjistrim paralel të atyre qytetarëve të cilët gjatë procesit të regjistrimit nuk do të mund të evidentohen për shkaqe të ndryshme. Zgjohu do të hap zyrat e veta nëpër vendbanimet shqiptare, ku do të mund të trokasin të gjithë qytetarët të cilët hasin në pengesa gjatë procesit të regjistrimit.
Zgjohu ka vendosur varësisht nga përkrahja financiare të jep kontributin e vetë në procesin e regjistrimit, duke hapur zyre të Lëvizjes Zgjohu, në qendrat shqiptare në gjithë veri-perëndimin e vendit ku të gjithë ata qytetarë që nuk do të regjistrohen nga regjistruesit e Entit statistikorë do të mund të vijnë në zyret e Zgjohu, dhe të paraqesin dokumentacionin e tyre që ne t'i regjistrojmë në mënyrë paralele. Jemi të vetëdijshëm që ky regjistrim është joformal, por së paku do të kemi njohuri se sa qytetarë shqiptarë nuk janë regjistruar, në të gjitha qytetet shqiptare në veri-perendimin e Maqedonisë, paralajmëron Artan Grubi, OJQ Zgjohu.
Nga Zgjohu shprehen se janë të vetëdijshëm se këtë lloj të regjistrimit nuk do të mund ta fusin në të dhënat zyrtare të Entit statistikorë, por mjaftohen me atë që do të mund të dimë se sa shqiptarë nuk janë regjistruar dhe sa kanë pasur probleme gjatë procesit të regjistrimit në muajin prill.
Ndërkohë nga OJQ Realiteti shprehen për Alsat-M se kanë evidentuar 11 problematika sa i përket procesit të regjistrimit, dhe sipas kryetarit të kësaj organizate, Valon Bela, poqëse nuk evitohen këto anomali atëherë nuk përjashton edhe mundësin e thirjes në bojkot.
Para se të mirret ai vendim partitë politike shqiptare, institucionet tona duhet të jenë të hapura si me shoqërinë civile, si me ekspertë si me qytetarët në mënyrë që të formohet vendimi sa më kualitativë. Janë shumë problematika duke pas parasysh edhe muajin në të cilin do të mbahen... Duke pas parasysh se qytetarët këtu kanë problem me nënshtetësinë, ka një sërë, një gamë problemesh që duhet institucionet tona të jenë më të hapura që të mund ti evitojmë këto, në mënyrë që procesi i regjistrimit të jetë sa më kualitativ, thotë Valon Bela, OJQ Realiteti.
Ndryshe, përveç në sektorin jo-qeveritarë, dallime evidente janë edhe te subjektet politike. BDI-ja si parti shqiptare në qeveri ka bërë thirje për unitet rreth këtij procesi statistikor, PDSH-ja bën thirje për bojkot, derisa DR-ja përmes amendamenteve po tenton të ndryshoj kohën e mbajtjes së regjistrimit nga muaji prill në atë korrik.
Bedri Rexhallari