E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrat e punëve të jashtme të Sllovakisë, Hungarisë, Polonisë dhe Çekisë u dakorduan se interes i tyre i përbashkët strategjik është zgjerimi i mëtejshëm i BE-së.
Grupi V4 e mbėshteti integrimin evropian tė Ballkanit Perėndimor








- Vendet-anëtare të Katërshes së Vishegradit (V4) në takimin e sotëm në Bratisllavë shprehën mbështetje të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për integrim në Bashkimin Evropian.

Ministrat e punëve të jashtme të Sllovakisë, Hungarisë, Polonisë dhe Çekisë u dakorduan se interes i tyre i përbashkët strategjik është zgjerimi i mëtejshëm i BE-së.

Shefi i diplomacisë sllovake Mikulash Xurinda deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë kritere të caktuara që të hynë në Union.

"Ne e dimë se çka do të thotë të realizohen kriteret, kjo nuk është e lehtë, por me ndihmën e miqve kjo mund të arrihet", theksoi Xurinda në konferencën për shtyp pas takimit.

"Zgjerimi i BE-së është një prej prioriteteve të V4. Hungaria dhe Polonia do t'u përkushtojnë kësaj vëmendje të posaçme gjatë vitit 2011, kur do të jenë vende-kryesuese të BE-së", thuhet në kumtesën e përbashkët të V4, e cila është themeluar në vitin 1991 në Hungari.

Publikuar: 23.10.2010 | 17:48
Lexuar: 210 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime