E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2004, mjeshtri strategjik republikan Karl Rove drejtoi sesione të përjavshme në rezidencën e tij në Uashington, ku në shoqërinë e drekave të shijshme planifikonte rizgjedhjen e Presidentit George W Bush.
Karl Rove, rikthimi i arkitektit




KLARITA BAJRAKTARI

Në vitin 2004, mjeshtri strategjik republikan Karl Rove drejtoi sesione të përjavshme në rezidencën e tij në Uashington, ku në shoqërinë e drekave të shijshme planifikonte rizgjedhjen e Presidentit George W Bush.

Uashington - në vitin 2004, mjeshtri strategjik republikan Karl Rove drejtoi sesione të përjavshme në rezidencën e tij në Uashington, ku në shoqërinë e drekave të shijshme planifikonte rizgjedhjen e Presidentit George W Bush dhe në këtë mënyrë dominimin e republikanëve mbi demokratët.

Gjatë muajit prill, Z. Rove u bashkua me një grup të rëndësishëm që qëndrojnë në prapaskenat e Presidentit Bush përsëri në shtëpinë e tij dhe këtë herë për të thurur planin e rimëkëmbjes së republikanëve.

Fondatori i republikanëve Fred Malek, lobisti dhe këshilltari i Bushit në Shtëpinë e Bardhë, Ed Gillespie dhe vajza e ish-zv.presidentit Dick Cheney, Mary Cheney, bashkë me shumë të tjerë, ranë dakord në strukturimin e një plani ambicioz për një makinë të re politike që do të rigjeneronte burimet e bizneseve në prag të falimentimit dhe e grupeve jo fitimprurëse për të ngjitur republikanët përsëri në pushtet këtë vjeshtë.

Kur Rove u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2007, demokratët e kënaqën duke menduar se ky do të ishte edhe fundi i karrierës së tij politike dhe e llojit të republikanizmit që ai mbështeste. Por, sezoni i zgjedhjeve po tregon se ai është rikthyer, nëse ka ikur ndonjëherë me të vërtetë.

Tabloja ka ndryshuar me Z. Rove që tashmë po përleshet me aktivistë të fuqishëm si ato të tipit Tea Party, disa prej të cilëve e shohin atë si figurën kryesore të qeverisë së vjetëruar që ata duan të mposhtin. Rove, i cili është një figurë e famshme si analist në kanalin Fox News dhe një nga themeluesit kryesore të Wall Street Journal, tashmë po luan një rol shumë të rëndësishëm drejtues në rindërtimin e asaj që mund të quhet Parti Republikane në hije, një rret kontribuesish dhe operativësh që është ndërkaq sulmi më agresiv republikan për të rimarrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe Sanatit.

Ai ka patur rolin kryesor në mbledhjen e koalicionit të vjetër të milionerëve dhe bilionerëve që mbështetën Bush-in dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm financiar në brendësi të politikave të taksave dhe ato rregulluese si: Harold C. Simmons, një bilioner i Teksasit, pasuria e të cilit përfshin një kompani të menaxhimit të mbetjeve që merret edhe me materialet radioaktive; Carl H. Lindner Jr., një biznesmen i Cincinnatit, Grupi Financiar Amerikan i të cilit përfshin shumë prona dhe kompani sigurimi; dhe gjithashtu Robert B. Rowling, kompania TRT Holdings e të cilit ka në pronësi Hotelet Omni dhe Gold's Gym.

Paratë e tyre personale dhe të kompanive, duke shtuar këtu edhe kontribues të tjerë që nuk janë identifikuar, bëjnë pjesë në koleksionin e grupeve të jashtme të Z. Rove, të cilët ai i ka ndihmuar së bashku me Z. Gillespie, duke përfshirë këtu kompanitë American Crossroads dhe Crossroads GPS, të cilët pa dyshim janë ngushtësisht të lidhur me grupe të tjera të tilla ose të financuar nga kontribues apo operativë, rrënjët e të cilëve shkojnë drejtpërsëdrejti tek z. Rove. Me një fond prej 32 milionë dollarësh, ata tashmë po mbushin boshllëqet e krijuara në kohët më të këqija të përjetuara nga Komiteti Kombëtar Republikan, i cili është përballuar më parë me probleme shumë të mëdha financiare nën drejtimin e Michael Steele.

"E gjithë kjo që po bëjmë ne mund të bëhej shumë mirë edhe nga RNC-ja (Komiteti Kombëtar Republikan)", tha Zj. Cheney, e cila është anëtare e njërit prej këtyre grupeve, Aleanca për të Ardhmen e Amerikës dhe punon në një nga organizatat që i ka ndihmuar të themelohen Z. Rove për të inkurajuar votimin e parakohshëm këtë vjeshtë. "Atje nuk ka më para".

Zyrtarët e Crossroads thonë se ata po tentojnë që t'i shtojnë dhe t'i ristrukturojnë aktivistët dhe jo t'i zëvendësojnë ato. Gjatë një interviste të shkurtër, Rove tha se po përpiqej të ndihmonte ndërtimin e një diçkaje që do të qëndronte e fortë përtej nëntorit. "Ne duam që kjo të ketë jetëgjatësi", tha ai.

Ndërkohë, planet e Amerikan Crossroads përfshijnë një sulm mediatik anti-demokrat me anë të reklamave që do të shfaqen me miliona herë në televizione, një lloj dekurajimi të kundërshtarëve duke bërë publike anët më negative të tyre bashkë me 40 milionë e-maile dhe 20 milionë përgjime telefonatash negative, thotë zytarët.

"Ata po drejtojnë një operacion shumë të fuqishëm të financuar nga miliona dollarë", thotë David Axelrod, këshilltar special i Presidentit Obama. Duke iu referuar z. Rove dhe Z. Gillespie, ai shtoi: "Ata janë oiperativë të jashtëzakonshëm politik dhe do të kenë një ndikim të fuqishëm në këto zgjedhje".

Por, nëse Z. Rove dhe kolegët e tij vazhdojnë të jenë arkitektët kryesorë të Partisë Republikane nuk është ende e qartë nëse influenca e tyre do të zgjerohet apo ngushtohet nga lëvizja rrënjësore konservative që ka gjallëruar dhe në një farë mënyrë riorganizuar partinë këtë vit.

Rove ka paralajmëruar disa herë në të kaluarën rrezikun e disa kandidatëve jo të përshtatshëm që mund të reduktojnë ndjeshëm shanset e republikanëve për të fituar këto zgjedhje. Si një strukturë e fuqishme në brendësi të Uashingtonit, ai dhe përkrahësit e tij shihen tashmë me dyshim nga forcat e reja që po drejtojnë partinë, veçanërisht nga ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin dhe nga aktivistët e Tea Party, të cilët janë kundër rregullimeve në brendësi të partisë që kërkon të bëjë z. Rovë.

Tensionet u ndezën më shumë kur Rove kritikoi publikisht si të pazgjedhshëm kandidatin nga Tea Party, i cili ka fituar postin e kryetarit të Senatit republikan në Delaware, Christine O'Donnell. Kritika e tij u prit shumë keq nga aktivistët dhe Zj. Palin, e cila tashmë gjendet në një moment të ngrirë në karrierën e saj iu drejtua personalisht z. Rove gjatë një fjalimi në Iowa dhe duke nxitur për një bashkim të fortë të partisë i tha atij: "A të ka ndodhur të humbje ndonjë lojë të madhe teksa rriteshe?"

Richard Venguire, një strategjik i vjetër i konservatorëve, i cili ka krijuar aleancë tashmë me aktivistët e Tea Party, tha: "Jemi të gjithë në të njëjtën faqe deri sa të mbyllen zgjedhjet më 2 nëntor". Por, duke iu referuar z.Rove dhe Z. Gillespie si pjesë e klasës drejtuese, ai shtoi: "Në atë moment do të fillojë një luftë masive gati historike shpirtërore në brendësi të Partisë Republikane".

Përshkrimet e mahnitshme të Z. Rove si arkitekt i plotfuqishëm republikan ekzagjerojnë dhe mbingarkojnë së tepërmi rolin e tij dhe ai mesa dihet, nuk ka asnjë rol ose pozicion zyrtar të paguar në brendësi të grupeve Crossroads, por vazhdon duke shërbyer si një këshilltar i përhershëm informal i tyre së bashku me Z. Gillespie.

Operacionet ndërkohë mbikëqyren nga drejtuesi Robert M. Duncan, një ish-kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan dhe koleg prej 40 vjetësh i Rove, nga drejtuesi ekzekutiv Steven Law, një ish-këshilltar i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara si dhe gjithashtu nga drejtuesi i stafit, senatori Kentucky, Mitch McConnell.

Vitin e kaluar, Z.Rove dhe Z. Gillespie filluan të analizonin një tjetër zonë të re të grupeve të demokratëve që ishte krijuar gjatë kohës së ata ishin në opozitë, duke pyetur veten thotë Gillespie, "Çfarë kanë ata që ne nuk e kemi?"

Z. Law rikujton se e ka marrë vesh për herë të parë planin për të formuar një entitet ambicioz që të mbështeste kandidatët konservativë dhe çështjet e Z. Gillespie gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kur ai tha: "Mund të arrij të parashikoj që atmosfera politke të ndryshojë rrënjësisht vetëm në favor të republikanëve, por për këtë duhet medoemos një drejtim i zgjuar profesional. Duhet ndërtuar një institucion i mirëfilltë që të funksionojë si një operacion politik gjatë gjithë kohës".

Ndërkohë, teksa Z.Rove doli për të mbledhur para për të ndërtuar një operacion të tillë, në të njëjtën kohë ai po përpiqej që të ndihmonte unifikimin e partisë, duke mbështetur kandidatët që ai mendonte se kishin shanset më të mëdha për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Por, u përball me një rezistencë të papritur nga aktivistët e rinj të partisë dhe u gjet i papërgatitur.

Publikuar: 23.10.2010 | 18:04
Lexuar: 408 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime