E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo është një vajzë trupvogël, një studente 20-vjeçare, e cila i lyen gishtat me rozë, si të ishte ende një vogëlushe dhe mbi të gjitha beson me gjithë qenien e saj te zgjidhja e çështjeve jo në mënyrë të dhunshme. Pikërisht, kjo vajzë bukuroshe është caktuar si shefja e re e policisë e një qyteti në Meksikë.
Marisol, studentja e kriminalistikės qė shndėrrohet nė shefe tė policisė




Qyteti i Praxedis, Guadalupe Guerrero, në kufirin me Teksasin e ka tronditur dje të gjithë vendin pas emërimit të Marisolit në vendin e shefit të policisë. Dhe të mendosh që ky qytet është “zemra tradicionale e narko-trafikantëve. Studentja e kriminalistikës ende nuk ka bërë arrestimin e parë në jetën e saj profesionale, por ndërkohë konsiderohet si gruaja më me guxim në Meksikë vetëm për faktin se ka pranuar që të marrë këtë post. “Situata mund të përmirësohet nëse besojmë te vetja dhe te fakti që ka ende shpresë. Unë dua ta marr përsipër këtë detyrë dhe të tregoj se mund t’ia dal mbanë”, ka deklaruar shefja e re e policisë. Kryebashkiaku i qytetit, sipas Marisol, ishte një nga aplikantët më të favorizuar për këtë post i cili nga të gjithë konsiderohet me sarkazmë si “paradhoma e vdekjes”.

Shefja e re e policisë ka një forcë prej 13 agjentësh, nëntë prej të cilëve janë gra dhe një makinë patrulluese policie, tri pushkë automatike dhe një pistoletë. Njerëz të armatosur vranë një zyrtar lokal dhe të birin e tij fundjavën e kaluar, ndërsa Marisol përgatitej për të marrë në dorëzim detyrën. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë për një brez të ri njerëzish që nuk duhet ta njohin dhe kultivojnë më frikën. Këtu, në këtë qytet të gjithë janë të frikësuar, të tmerruar dhe s’ka si të jetë ndryshe në një vend të tillë me shumë vrasje të dhunshme. Arsyeja se përse unë jam këtu është se jam e bindur që mund të bëj shumë për këtë qytet… ne do të bëjmë ndryshime dhe do të përpiqemi që pak nga pak të zhdukim frikën nga njerëzit”, vazhdon Marisol.

Forca e saj do të përqendrohet në rolin jo të dhunshëm të promovimit të vlerave dhe parimeve të bashkëjetesës në paqe të njerëzve, si dhe në parandalimin e krimit. Caktimi i saj në një pozicion të tillë i ka mërzitur disa tradicionalistë, të cilët prisnin në këtë detyrë një burrë të fortë dhe të pamëshirshëm.

Ka pasur nga ata që kanë pyetur me ironi se përse vallë është caktuar një 20-vjeçare në këtë qytet? A mos vallë aty nuk ka më burra?

Ky qytet dhe e gjithë zona ka qenë një rrugë transiti për shumë kartele që merreshin me transportin e kokainës, kanabisit dhe drogave të tjera nga Shtetet e Bashkuara drejt Rio Bravos.

Publikuar: 23.10.2010 | 19:44
Lexuar: 557 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime