E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktori afro-amerikan do të rikthehet në ekrane me një film të ri aksion me titullin, “Jashtë kontrollit”.
Denzel Washington



“Jam një njeri i zakonshëm që me kinemanë dua të bëj mirë”

Në dhjetëvjeçarin e fundit, Denzel Washington, fytyra kinematografike e heronjve të të drejtave civile si Biko, Malcolm X dhe Rubin “Hurricane” Carter, mishëron më shpesh njeriun e shtresës së mesme afro-amerikane, të përzënë nga roli i tij social, për shkak të krizës ekonomike. Në filmin “John Q”, në vitin 2002 ishte një baba që i dëshpëruar se nuk kishte para për t’i bërë vajzës transplantin e zemrës, mori peng gjithë punonjësit e spitalit. Më të zbutura tonet në filmin “Pehlam 1,2,3”, ku është një nëpunës i thjeshtë metroje dhe ishte ulur në detyrë pasi akuzohej se kishte bërë korrupsion për të paguar shkollën e djalit.

Në filmin plot adrenalinë “Unstoppable” të Tony Scott që pritet të dalë në kinematë europiane më 12 nëntor, është një inxhinier veteran i mënjanuar nga një djalosh i ri që kishte ardhur me rekomandim (Chris Pine). Rutina e punës ndërpritet kur të dy thirren për të ndalur një tren plot me materiale radioaktive, të lënë pa kontroll drejt qendrës së qytetit. Ja se çfarë tregon 56-vjeçari Denzel Uashington për sipërmarrjen e tij të re: “Unstoppable”, është nxjerrë nga një histori e vërtetë, është një film që të argëton plot ndjekje dhe shpërthime.

Por bukuria e të punuarit me Tony Scott, unë e kam filmin e pestë që bëj me të, qëndron në faktin se arrin gjithmonë të më japë role të një rëndësie të madhe, përveçse shumë të bukur. Historia që filmi tregon është ajo e një treni që ecën, por edhe raporti mes dy burrave me moshë dhe prejardhje sociale të ndryshme. Filmi “fotografon” një luftë mes punëtorëve në një fazë shumë të rëndë të stanjacionit ekonomik. Ndërmarrjet e prekura nga kriza dëbojnë teknikët e vjetër dhe të zotë për t’i zëvendësuar me më të rinjtë. Personazhi im u mëson të ardhurve si mund ta bëjnë punën në mënyrë që të zënë një vend pune”.

Kriza e tregut të punës është një nga emergjencat me të cilat po përballet sot Amerika?

Është e para mes tri të tillave. Por është edhe prioriteti që Barak Obama duhet të ketë në axhendën e tij. Njerëzit kanë nevojë të punojnë.

Presidenti dhe demokratët janë pas në sondazhe për zgjedhjet e nëntorit?

Ka shumë cinizëm në median amerikane. Unë jam më optimist.

Ju keni qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Barak Obamës. E ke menduar të hyni në politikë?

Politika nuk më intereson shumë. E njoh dhe e mbështes Presidentin që e ka ndryshuar përgjithmonë këtë vend. Kur isha fëmijë nuk kishte asnjë afro-amerikan në poste drejtuese. Sigurisht që ishte i madhi Martin Luther King, por nuk ishte Presidenti. Falë Obamës, sot kushdo në SHBA, i bardhë apo i zi e di që mund të bëhet diçka në jetë nëse e meriton.

Si aktor punon në filma popullorë, si regjisor synon angazhimin social: “Anwone Fisher”, ishte historia e vërtetë e rikuperimit social të një marinari të vështirë. “The great debaters” ishte për jetën e profesorit me ngjyrë Melvin Tolson.

Jam krenar për këto dy krijesa të miat. Mendoj se mund të drejtoj akoma. Të bëj filma më argëton shumë. Për shembull me filmin “Unstoppable”, mësova të drejtoj një tren. Në filmin “Codice Genesi” u stërvita nga artisti më i madh i arteve marciale në botë, Danny Inosanto, bashkëkohës i Bruce Lee”.

Ju e keni cilësuar veten si njeri i zakonshëm që bën një punë të jashtëzakonshme. Është modesti apo beson vërtet?

Më ka bekuar Zoti me aftësinë dhe talentin për të aktruar dhe më çoi më lart sesa kisha ëndërruar. Nuk e shoh veten si një njeri të jashtëzakonshëm, jeta ime po është e tillë”.

Ju jeni edhe shembull i ëndrrës amerikane. Ke lindur i varfër, ke nisur të punosh që në moshën 11-vjeçare duke bërë lloj-lloj pune nga berberi, te muratori apo postieri. Miqtë e tu të fëmijërisë kanë vdekur nga AIDS dhe heroina. Përkundrazi ju fituat dy “Oscar”.


Unë besoj tek ëndrrat dhe mendoj se nuk kanë lidhje vetëm me Amerikën. Çdo djalosh në Itali, Francë apo Australi duhet të ketë të drejtë të ëndërrojë të ketë një projekt për jetën dhe të punojë shumë për ta realizuar.

Sa kanë ndikuar te ju mësimet e babait tuaj që ka qenë pastor? Ke menduar ndonjëherë për t’iu përkushtuar rrugës së fesë?

Edukimi i babait tim ka qenë vërtet thelbësor. Po, është e vërtetë, në një periudhë kohe mendova për një karrierë si pastor. Por e ndiej veten dhe pak prift teksa bëj punën time. Unë që tani kam para dhe jam i famshëm, përpiqem t’i frymëzoj të tjerët dhe të ndaj një pjesë të asaj që kam. Në dhjetor do të prezantoj mbrëmjen e çmimit “Nobel” në Izrael. Do të jetë një emocion i madh.

Edhe martesa juaj aq jetëgjatë është një rast i rrallë në Hollivud..

Ka martesa të lumtura edhe në Hollivud edhe pse mendja përqendrohet gjithmonë tek ato që janë me probleme dhe që shkatërrohen. Në jetën tonë ne ecim me modele pozitive. Duan t’i rrisim fëmijët tanë të shëndetshëm dhe të plakemi të bashkë. E ku ka gjë më të bukur në botë sesa një familje në harmoni dhe e gëzueshme.

Publikuar: 23.10.2010 | 22:26
Lexuar: 621 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime