E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ishim “gjysma e kombit e ndarë padrejtësisht”. Kështu e quanim veten. Deri më 17 shkurt 2008, kur shpallëm pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Jemi bėrė gjysmakė!





Behxhet Haliti

Ishim gjysmëkomb, jemi gjysmështet, kemi gjysmëqeveri... Jemi bërë gjysmakë!

Pse?

Ishim “gjysma e kombit e ndarë padrejtësisht”. Kështu e quanim veten. Deri më 17 shkurt 2008, kur shpallëm pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Dhe, me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, zyrtarisht u bëmë gjysmakë! Zyrtarisht u ndamë përgjysmë! Më nuk do të na lënë ta quajmë veten gjysmëkomb, sepse po na quajnë kosovarë! Na thonë: keni dashur shtet më vete, ja ku e keni! Ndoshta nesër do të duam diçka tjetër! (Tash për tash kemi flamurin, stemën dhe himnin e shtetit tonë që me asgjë nuk asociojnë në ato që i kishim si gjysmëkomb: flamuri me ngjyra të tjera, stema – gjithashtu, ndërsa himni hiç pa tekst!).

E quajmë veten shtet, por në fakt jemi gjysmështet!

A doni fakte?

Na “mbikëqyrin”, duke na thënë: bëjeni këtë e atë! Nuk e kontrollojmë gjithë territorin tonë! Nuk e dimë numrin e banorëve! Nuk e kemi bërë ende demarkacionin e kufijve! Nuk na japin viza dhe, të vetmëve, na kanë lënë të mbyllur në kafaz! Nuk na lënë ende të kemi ushtri tonën! Nuk kemi kod tonin të telefonisë fikse dhe të asaj mobile! Nuk i pranojnë prodhimet tona me “Made in Kosova”! Nuk na lënë të marrim pjesë në gara sportive ndërkombëtare si shtet (hiq përjashtimet)!...

Thuajani dikujt, kudo në botë, që nuk e di se ku i bie Kosova, të gjitha këto që u përmendën, por edhe ato që nuk u përmendën. Nëse ju thotë se keni shtet, më qortoni publikisht!...

Nga 27 shtatori 2010, kemi edhe
gjysmëpresident! Herë e quajnë me termin kushtetues “ushtrues detyre”, herë me termin paksa më të fortë “president në detyrë”!

(Gjysmëpresidenti mund t’i ndodhë cilitdo shtet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Në këtë shkrim, shembulli i gjysmëpresidentit hyn për të përplotësuar “gjysmat” tona).

Kemi edhe gjysmëkuvend! Përkundër ngjarjeve që tronditën Kosovën ditëve të fundit, Kuvendi i Kosovës ka legjitimitet dhe u tha se është institucioni i vetëm funksional në Kosovë, por ai është gjysmëkuvend, nëse, siç thuhet, atë e kontrolloi dhe e kontrollon qeveria dhe – për më tepër – ia caktoi dhe ia cakton agjendën!)...

Nga kjo e hënë (18 tetor 2010), kemi edhe gjysmëqeveri! Qeveri pa një zëvendëskryeministër, pa gjashtë ministra dhe pa një kallaballëk zëvendësministrash! Qeveri ku sekretarët e përhershëm vetë nuk duan të bëhen ministra!..

Nuk mbaron vetëm me kaq!

Kemi edhe gjysmëkryeqytet! Nëse kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ende nuk ka ligj të vetin, s’ka si të quhet ndryshe pos gjysmëkryeqytet! (Neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë se statusi dhe organizimi i Kryeqytetit duhet të rregullohet me ligj. Kushtetuta ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008. Dikush, edhe këtu, po e shkel Kushtetutën!).

Ka ende shembuj. Dhe, ata dihen...

Pra, a jemi gjysmakë?

Apo nuk ka vend për këtë pyetje!

Ju kujtohet barsoleta kur tre qytetarë të tri shteteve të rajonit shkojnë te Zoti për ta pyetur se kur do të bëhet mirë në vendin e tyre. Dy të parët dalin nga zyra e Zotit duke qarë, ndërsa, kur pyet kosovari, Zoti i mbetur pa përgjigje, del nga zyra e vet duke qarë!

Mos qoftë kështu!

Publikuar: 23.10.2010 | 23:06
Lexuar: 424 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime