Fshatarë, kryetar elektricist, shtazë, të trashë
Fjalë të tilla dhe të tjera akoma më ofenduese ishin shkruar në një parullë të ngritur nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe studentë, në qendër të Shkupit.
Këto fjalë sipas tyre, janë nxjerrë nga kolumnat e profesorit dhe kandidatit për president nga radhët e LSDM-së Lubomir Fërçkovski, i cili shante dhe ofendonte qeverinë e Gruevskit.
Në këtë formë studentët kanë kritikuar publikisht fjalorin e Fërçkovskit, i cili nuk i ngjan atij të një presidenti të ardhshëm për të përfaqësuar Maqedoninë.
"Ne të rinjtë e VMRO DPMNE-së kërkojnë nga profesori Fërçkovski që t'iu kërkojë falje anëtarëve të VMRODPMNEsë pasi i quajti kopil, t'iu kërkojë falje anëtarëve të LSDMsë që i quan klonë dhe t'iu kërkojë falje të gjithë politikanëve që i ka ofenduar me fjalët e tij fyese gjatë të kaluarës.
Ne studentët mendojmë se profesori Fërçkovski është shumë vulgar për të qenë president", tha Martina Kërstevska, përfaqësuese e VmroDpmnesë.
Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Lubomir Fërçkovski u kundërpërgjigjën se reagimet e tilla të VMRODPMNEsë ushtrojnë presion mbi qytetarët dhe vijnë si pasojë e nervozës.
Ne do të vazhdojmë garën presidenciale me vetëbesimin për fitore duke i kujtuar opinionit e gjerë se është partia në pushtet ajo e që ushtron dhunë ndaj qytetarëve jo vetëm në rrugë por edhe në zyrat e administratës, arsimit, si dhe spitale.
Nga shtabi zgjedhor i Fërçkovskit thonë se bashkëpunimi me opozitën do të vazhdojë me qëllimin për të ndihmuar dhe ndryshuar gjendjen, në të mire të qytetarëve.