E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky subjekt politik do ta konfirmojë për kryetar edhe një mandat Hashim Thaçin, do t’i zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues, do t’i miratojë disa ndryshime statutare dhe do të nxjerrë një deklaratë politike. Kjo, ani se nuk ka zhvilluar zgjedhje paraprake në nivel aktivësh, nëndegësh e degësh.
Sot mbahet Kuvendi i Pestė Zgjedhor i PDK-sė








Partia Demokratike e Kosovës mban sot kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.

Deri më tani nuk dihet saktësisht nëse Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat për kryetar të partisë.

“I takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe propozohen në përputhje me statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, tha sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i arsimit.

Në konferencën e djeshme për gazetarë, Hoxhaj i hodhi poshtë kritikat se Kongresi i partisë është një farsë, duke thënë se PDK para pesë muajve ka marrë vendim që të mbahet ky kongres i rregullt.
Gazeta Koha Ditore në një tekst më të gjatë shkruan sot se delegatët e moçëm do të shihen të dielën në Kongresin e Pestë Zgjedhor të Partisë Demokratike (PDK). Ata nuk janë zgjedhur për atë që do të zgjedhin këtë ditë.

Ky subjekt politik do ta konfirmojë për kryetar edhe një mandat Hashim Thaçin, do t’i zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues, do t’i miratojë disa ndryshime statutare dhe do të nxjerrë një deklaratë politike. Kjo, ani se nuk ka zhvilluar zgjedhje paraprake në nivel aktivësh, nëndegësh e degësh.

Kësisoj, delegatët me afat të skaduar do t’i nxjerrin strukturat e reja qendrore, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës. Ngutja për Kongresin është bërë për shkak që subjektet politike në bazë të legjislacionit kosovar janë të obliguara t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore jo më larg se 36 muaj nga ai paraprak, nëse duan të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje.
Enver Hoxhaj, sekretar për marrëdhënie me publikun i PDK-së, gjatë një konference shtypi, ku ka folur për vendimet që do të merren në Kongres, ka hedhur poshtë kritikat se Kongresi i partisë është krejt formal, jodemokratik dhe një farsë. Sipas tij, veprimet e ndërmarra dhe ato pasuese do të jenë konform Statutit të partisë dhe legjislacionit në fuqi.

“Ajo çfarë kërkohet është që, mbi të gjitha, organet qendrore të partisë të zgjidhen”, ka thënë Hoxhaj. “Ka bazë ligjore që të ketë konfirmim të autoriteteve”.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile që vëzhgojnë proceset zgjedhore kanë thënë se nuk ka shkelje ligji, por kanë shprehur bindjen se nuk do të jetë demokratik ky proces zgjedhor brendapartiak.
“Unë mendoj se s’bëhet fjalë për demokraci, sepse procedurat të cilat kuptojnë zgjedhjet në nëndegë e degë nuk janë zhvilluar, por ndoshta ana formale juridike mund të kryhet edhe në këtë formë të cilën e ka përzgjedhur Partia Demokratike”, ka thënë Ismet Kryeziu, udhëheqës i “Demokracisë në Veprim”. “Po të kishte një kuvend të rregullt zgjedhor të brendshëm, do të prodhonte figura më legjitime brenda partisë”.

Për çështjen e validitetit dhe legjitimitetit të Kongresit nuk ka dashur të flasë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Ajo ka thënë se Zyra e certifikimit të subjekteve politike do ta vërtetojë këtë.
Për shkallë të demokracisë dhe për legjitimitetin nuk brengosen fort në PDK.

Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK, ka thënë se subjekti pjesë e të cilit është, ka demokraci të brendshme, por se nuk ka fërkime.
“Partia Demokratike e Kosovës është stabile dhe nuk e trandin kuvendet, domethënë kuvendet nuk janë lajm as për PDK-në e as për Kosovën”, i ka thënë gazetës Kuçi. “Proceset e demokratizimit të brendshëm të partisë as që i kemi ndalur dhe as që do t’i ndalim në këtë kuvend”.
Mirëpo në këtë kongres nuk pritet t’i dalë dikush kundërkandidat Hashim Thaçit.

Kuçi ka thënë se Kuvendi do të vendosë për këtë, por ka theksuar se “deri tash nuk është parë dikush që ka ofruar ndonjë ide për të qenë kryetar”.

Në anën tjetër Enver Hoxhaj ka thënë se Hashim Thaçi është lider nacional dhe jo vetëm partiak. Për argument janë përmendur zgjedhjet e fundit nacionale, që e qitën Thaçin njeriun më të votuar në Kosovë.
As Hoxhaj nuk ka qenë në gjendje të konfirmonte nëse vetëm lideri aktual i partisë do të jetë kandidat për kryetar në këtë Kongres.
“U takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe të propozohen në përputhje me Statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, ka theksuar Hoxhaj.

Që nga themelimi i PDK-së më 1999, Hashim Thaçi ka qenë kryetar i saj. PDK-ja ka bashkëqeverisur nga viti 2001 deri në vitin 2004, me kryeministër të saj Bajram Rexhepin dhe me 2 ministra. Prej përfundimit të këtij mandati e deri në fund të 2007-s ka qëndruar në opozitë, kur kjo parti konfirmohet si forca e parë politike në vend.
Në fillim të 2008-s Thaçi është vënë në krye të Qeverisë. E drejton akoma ekzekutivin, por nuk e ka shumicën në Kuvend, meqë partneri i koalicionit, LDK-ja, ka tërhequr njerëzit e saj nga Qeveria. Tash një mocion mosbesimi për Qeverinë e tij pritet të ngrihet në Kuvend, me çka imponohen zgjedhjet e parakohshme.

Publikuar: 24.10.2010 | 09:55
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime