Për ofertën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri Stavreski, në intervistë për Radio Evropa e Lirë potencon se nuk bëhet fjalë për marrëveshje klasike, por për linjë të hapur kreditore.
- Maqedonia zhvillon politikë të shëndoshë fiskale, deficiti buxhetor është i treti më i ulët në Evropë. Nuk e di kush nga kuazi-ekspertët e vendit mund ta kundërshtojë këtë, deklaroi zëvendës-ministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Për ofertën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri Stavreski, në intervistë për Radio Evropa e Lirë potencon se nuk bëhet fjalë për marrëveshje klasike, por për linjë të hapur kreditore.
"Këtu bëhet fjalë për një lloj të ndryshëm të marrëdhënieve mes shtetit dhe Fondit, bëhet fjalë për hapjen e linjës kreditore, ku shteti praktikisht, prej më parë është vlerësuar nga Fondi si vend i cili zhvillon politikë të shëndoshë dhe pastaj FMN nuk imponon kushte tjera. Ky është dallimi mes kësaj linje të hapur kreditore dhe aranzhmanit klasik", tha zëvendësministri Stavreski.