Në këtë periudhë regjistrimi do të realizohet edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Kjo flet mjaftueshëm që kjo periudhë jo rastësisht është zgjedhur, është zgjedhur me rekomandim të Eurostat-it dhe Komitetit ndërkombëtar dhe ekspertëve të cilët merren me çështje të regjistrimit u shpreh Abdylaqim Ademi zv.kryeministër.
Pushteti dhe opozita vazhdojnë me qëndrime të kundërta rreth periudhës së regjistrimit të popullsisë. Zv kryeministri Abdylaqim Ademi tha për Alsat M se data e regjistrimit prej 1 deri më 15 prill është caktuar me rekomandim të Eurostat-it dhe komunitetit ndërkombëtar.
Në këtë periudhë regjistrimi do të realizohet edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Kjo flet mjaftueshëm që kjo periudhë jo rastësisht është zgjedhur, është zgjedhur me rekomandim të Eurostat-it dhe Komitetit ndërkombëtar dhe ekspertëve të cilët merren me çështje të regjistrimit u shpreh Abdylaqim Ademi zv.kryeministër.
Por nga Demokracia e Re e Selmanit apelojnë që BDI të mos tallet me fatin e shqiptarëve.
Nënkryetarja Flora Kadriu tha se bëhet fjalë për një marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit, për siç thotë një tradhti të madhe që u përgatitet shqiptarëve.
Kokëfortësia e BDI-së që me çdo kusht të realizojë procesin e regjistrimit në muajin prill dhe me këtë të pamundësojë 1/3 të banorëve shqiptarë të cilët punojnë jashtë vendit të regjistrohen vetëm dëshmon tendencën për largim apo zvogëlim të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve të RM-së dhe veçanërisht atij numri politik i cili ndërlidhet ngushtë me Kushtetutën e Maqedonisë dhe me të drejtat e shqiptarëve tha Flora Kadriu nënkryetare e DR-së.
Kjo nuk është e vërtetë, sepse ata do të mund të regjistrohen nga anëtarët e tyre që jetojnë në RM. Ligji është shumë i qartë, thotë, çdo banor i Maqedonisë i cili në momentin e regjistrimit nuk ndodhet tek shtëpia do ta regjistrojnë anëtarët madhor të familjes së tij, jo vetëm ata që jetojnë jashtë vendit, por edhe ata që jetojnë brenda vendit por në momentin e regjistrimit nuk gjendet tek shtëpia e tyre shtoi zv.kryeministri Abdylaqim Ademi.
Nga Demokracia e Re thonë se do të insistojnë që regjistrimi i popullsisë të realizohet gjatë muajit korrik të vitit të ardhshëm, ndërkohë që paralajmërojnë edhe protesta në rast se shumica parlamentare nuk merr parasysh sugjerimet e tyre. Shkëlzen Aqifi