E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkësia ndërkombëtare nuk heq dorë nga kërkimi i formulës për biseda ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka paralajmërime se pas shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri në proces do të kyçet edhe përfaqsuesi i lartë i Bashkimit Evropian Havier Solana
UNMIK dhe BE: Kosova dhe Serbia patjetėr nė bisedime


Bashkësia ndërkombëtare nuk heq dorë nga kërkimi i formulës për biseda ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka paralajmërime se pas shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri në proces do të kyçet edhe përfaqsuesi i lartë i Bashkimit Evropian Havier Solana, njofton sot gazeta prishtinase "Koha ditore".

"Solana po përpiqet të bëjë diçka që t'i bind Prishtinën dhe Beogradin se është e domosdoshme të bisedojnë për zgjidhjen e çështjeve të hapura teknike, dekalroi një funksionar i paemëruar ndërkombëtar për 'Kohën ditore' ", duke shtuar se këto citime nuk janë konfirmuar nga zyra e Solanës për marrëdhënie me publikun në Bruksel.

Edhe zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandar Ivanko e konfirmoi angazhimin e "disa personaliteteve ndërkombëtarë" për realizimin e bisedës ndërmjet palës kosovare dhe serbe.

"Të gjithë mundohen të gjejnë formulë e cila mundëson udhëheqjen e bisedimeve teknike", tha Ivanko.

UNMIK-u, paraprakisht këtë muaj, nuk arriti t'i ulë në tryezën negociuese përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në të cilën do të flitej për trashëgiminë kulturore-historike.

Publikuar: 24.02.2009 | 04:32
Lexuar: 513 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime