Riker, i cili sot së bashku me ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e lëshoi në përdorim objektin e rikonstruuar për policinë, nuk e komentoi deklaratën e Perdjusë.
Pozicioni i SHBA-së lidhur me çështjen për emrin mbetet i njejtë dhe ai është shumë mirë i njohur, deklaroi sot ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker.
"Lidhur me çështjen për emrin, pozicioni ynë është shumë mirë i njohur dhe gjithashtu, që është shumë më e rëndësishme, pozicioni i Këshillit Veriatlantik i NATO-s është i njohur dhe në këtë drejtim nuk ka ndryshime", tha Riker duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse mund të pritet përforcim i rolit të SHBA-së në kontestin me emrin.
Ish-diplomati amerikan Xhejms Perdju dhe lehtësues në bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit, i cili javën e kaluar foli në seminarin ROS-ROT të AP të NATO-s në Shkup, u angazhua për përforcim të rolit të SHBA-së dhe BE-së lidhur me kontestin me emrin me qëllim të zgjidhjes së tij më të shpejtë.
Riker, i cili sot së bashku me ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e lëshoi në përdorim objektin e rikonstruuar për policinë, nuk e komentoi deklaratën e Perdjusë.