Në janar janë evidentuar 1.936 raste të shytave infektuese, ndërsa në shkurt deri sot 1.662. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në javën e fundit të muajit janar 741 dhe javën e parë të shkurtit 701, ndërsa në javën e tretë të shkurtit janë regjistruar 392 persona të sëmurë. Edhe mëtej më shumë sëmuren meshkuj të moshës prej 15-19 vjeçarë.
Nga fillimi i vitit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 3.598 persona të sëmurë prej shytave infektuese, kumtoi Enti Republikan për Mbrojtje Shëndetësore. Numri më i madh i të regjistruarve janë nga Shkupi - 903 persona, Prilepi - 522, Tetova - 297, Kavadari -256, Shtipi - 229 dhe në Delçevë 180 persona.
Në janar janë evidentuar 1.936 raste të shytave infektuese, ndërsa në shkurt deri sot 1.662. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në javën e fundit të muajit janar 741 dhe javën e parë të shkurtit 701, ndërsa në javën e tretë të shkurtit janë regjistruar 392 persona të sëmurë. Edhe mëtej më shumë sëmuren meshkuj të moshës prej 15-19 vjeçarë.
"Rreth dy e treta apo 60,3 për qind e të sëmurëve prej shytave infektuese janë të gjinisë mashkullore, ndërsa të tjerët të gjinisë femërore. Sistemimi i të sëmurëve në vitin 2009 sipas grupmoshave është i ngjashëm me vitin e kaluar, grupmosha prej 15-19 vjet akoma është më e përfaqësuar me 53,1 për qind, por me rritje të lehtë të përqindjes të atyre që u takojnë grupmoshave më të vjetra, para së gjithash moshës prej 20-29 vjet (22,7%). Në pajtim me masat të cilat ndërmerren në terren, pritet rënie e lehtë e intensitetit të epidemisë gjatë disa javëve dhe muajve të ardhshëm", qëndron në kumtesë.
Në janar është paraqitur epidemia në Prilep, ndërsa në shkurt epidemia është regjistruar në Delçevë dhe në Tetovë. Vazhdon zbatimi i masave për ndalimin e epidemisë së shytave infektuese në territorin e tërë republikës, ndërsa vaksinimi, si masë më e rëndësishme po rjedh më vazhdimësi. Nga fillimi i zbatimit të vaksinimit plotësues në fillim të maujit deri sot, janë vaksinuar 35.299 persona të moshës kritike.