"Nuk e kam ndërmend të organizoj zgjedhje kombëtare", deklaroi ai në intervistën për televizionin shtetëror dhe TV kanalet private. "Por nëse situata e pengon aftësinë e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve të nevojshme, atëherë vendimin duhet ta sjellë populli grek", deklaroi ai.
- Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu deklaroi se Qeveria do të detyrohet të organizojë zgjedhje të parakohshme edhe krahas krizës buxhetore, nëse partia e tij humb në zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm.
"Nuk e kam ndërmend të organizoj zgjedhje kombëtare", deklaroi ai në intervistën për televizionin shtetëror dhe TV kanalet private. "Por nëse situata e pengon aftësinë e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve të nevojshme, atëherë vendimin duhet ta sjellë populli grek", deklaroi ai.
Papandreu u bëri thirrje grekëve ta mbështesin politikën e tij të masave të ashpra për ekonomi para zgjedhjeve rajonale dhe lokale më 7 dhe 14 nëntor.
"Nëse tani ndalojmë dhe nuk vazhdojmë me reformat e rëndësishme, angazhimet do të jenë të kota dhe do të kthehemi në të kaluarën dhe gjërat do të keqësohen edhe më shumë. Nga falimentimi na ndanin vetëm disa ditë, ndoshta orë. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe e shpëtuam shtetin", deklaroi ai.
Kryeministri premtoi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë shkurtime të reja të pagave dhe pensioneve.
Partia kryesore opozitare Demokracia e re dhe partitë e majta në parlament e kritikuan Qeverinë për kushtet e marrëveshjes së kontraktuar me FMN-në dhe BE-në në këmbim për programin trevjeçar për kredi me vlerë të përgjithshme prej 110 miliardë euro.
Sipas anketës, mbi 75 për qind e grekëve nuk janë të kënaqur nga kushtet e marrëveshjes, ndërsa Qeverinë e mbështesin vetëm 32,5 për qind e të anketuarve.
Papandreu paralajmëroi se votimi negativ për partinë e tij në zgjedhjet lokale do t'i vështirësojë përpjekjet për dalje nga kriza.
"Jemi në rrugë të drejtë, por mbetet akoma për t'u bërë", shtoi ai.
Papandreu e përjashtoi mundësinë për masa të reja në ekonomi edhe krahas revizionit të deficitit buxhetor për vitin 2009 i cili pritet të jetë rreth 14 për qind.
"Nuk do të ketë masa të reja ndaj punonjësve dhe pensionistëve. Ata kanë paguar mjaft", theksoi Papandreu. s