E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Milloshoski dhe Martonji në takimin kanë konstatuar se marrëdhëniet politike të të dy vendeve janë të shkëlqyera, por bashkëpunimi ekonomik nuk është në nivel të dëshiruar dhe ajo, theksuan, duhet të intesifikohet.
Maqedonia pret mendim pozitiv nga BE-ja pėr integrimet








Maqedonia nuk kërkon, as pret dhuratë kërshëndelash lidhur me procesin eurointegrues, por progres, hap përpara si valorizim të të punuarës dhe reformave të zbatuara, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski pas takimit tet-a-tet me kolegun e tij hungarez Janosh Martonji në Budapest.

Duke u përqëndruar në kontesin midis Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, Milloshoski porositi që zgjerimi i Unionit të mos jetë peng i zgjidhjes së këtillë irelevante.

"Politikanët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm se eurointegrimet dhe negociatat inkuadruese janë proces kompleks që kërkon përmbushjen e shumë kritereve. Por, ne nuk frikësohemi nga ajo, përkundrazi të gjitha kapacitetet e disponueshme do t'i fokusojmë në aktivitetet konkrete të parapara me qëllim që sa më shpejt dhe më me efikasitet të arritjes së kritereve", përmendi Milloshoski.

Ai shfaqi bindje se gjatë presidencës hungareze me BE-në, rasti i Maqedonisë, siç tha, do të marrë vëmendjen e merituar.

"Njëra nga qëllimet strategjike të politikës hungareze do të jetë të vazhdojë me zgjerimin e BE-së. Perspektiva e BE-së është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor", theksoi ministri Martonji.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çfarë mundet Hungaria të bëjë lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Martonji i inkurajoi të dyja palët që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje.

Milloshoski dhe Martonji në takimin kanë konstatuar se marrëdhëniet politike të të dy vendeve janë të shkëlqyera, por bashkëpunimi ekonomik nuk është në nivel të dëshiruar dhe ajo, theksuan, duhet të intesifikohet.

Para takimit me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Milloshoski mbajti fjalim para Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin hungarez. Pasdite shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të takohet mje nënkryetarin e Parlamentit Shandor Lezhak, si edhe me zëvendëskryeministrin Zholt Senjen

Publikuar: 26.10.2010 | 15:29
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime