Rektori i Universitetit në Prishtinë shrpeson se kjo Marrëveshje do të ketë edhe realizim praktik dhe se në të ardhmen do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.
- Mobilitet i studentëve dhe i profesorëve, shkëmbim i informacioneve shkencore, organizim i konferencave të përbashkëta nga segmente të ndryshme shkencore parashikon Marrëveshja për bashkëpunim akademik që sot në Prishtinë e nënshkruan rektorët e Universitetit "Shën Cirili e Metodi" nga Shkupi, Velimir Stijkovski dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.
"Në këtë mënyrë vetëm formalizohet një bashkëpunim, i cili pothuajse faqe nuk është ndërprerë. Ne disponojmë me kapacitete të mëdha. Për këtë duhet të punojmë së bashku që ato t'i zhvillojmë për të mirë të përbashkët dhe për realizim të qëllimit tonë të përbashkët që të bëhemi pjesë e familjes evropiane", tha pas nënshkrimit të Marrëveshjes rektori Stojkovski.
Ai shtoi se për mundësimin e mobilitetit të studentëve dhe profesorëve dy universitetet do të tentojnë të shfrytëzojnë mjete nga fonde të caktuara evropiane, edhe pse ato, siç tha, më shumë janë të dedikuara për bashkëpunim të ndërsjellë të universiteteve nga vendet-anëtare të BE-së dhe të atyre që nuk janë.
Rektori i Universitetit në Prishtinë shrpeson se kjo Marrëveshje do të ketë edhe realizim praktik dhe se në të ardhmen do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.
"Shpresoj se bashkëpunimi në nivel akademik do të kontribuojë edhe për afrimin e qytetarëve të dy vendeve dhe për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta", theksoi Rugova.
Universiteti në Prishtinë ka 17 fakultete me 121 programe studimore në të gjitha nivelet. Momentalisht në Universitet janë të regjistruar rreth 50.000 studentë. Këtë vit janë regjistruar 16.000 studentë në vit të parë. Interes më i madh është paraqitur për studime në ekonomi, juridik, mjekësi dhe pedagogji, ndërsa më i vogël për shkencat natyrore dhe teknike.
Në Universitetin e Prishtinës studiojnë edhe një numër i vogël i studentëve nga Maqedonia