Tani Loren, gjysmëmotër e bashkëshortes së Bler, Çeri, çdo herë kur del nga shtëpia mbulohet me shami, lutet pesë herë në ditë dhe rregullisht e viziton xhaminë lokale.
- Kunata e ish kryeministrit britanik Toni Bler, gazetare televizive Loren But, kaloi në islam pasi gjatë vizitës që i bëri Iranit para ca kohësh ka përjetuar "ndriçim", shkruan gazeta "Dejli mejl".
Kunata e Bler para gjashtë javëve vendosi të bëhet myslimane, pas vizitës së tempullit Fatima al-Musameh, në qytetin Kom.
"E ndjeva aromën e morfiumit shpirtëror, hirësinë e përkryer dhe lumturinë", tha ajo.
Tani Loren, gjysmëmotër e bashkëshortes së Bler, Çeri, çdo herë kur del nga shtëpia mbulohet me shami, lutet pesë herë në ditë dhe rregullisht e viziton xhaminë lokale.
"Më nuk ha mish derri dhe çdo ditë lexoj Kuranin. Arrita deri tek faqja e 60-të.Alkool nuk kam provuar që 45 ditë, që është periudha më e gjatë në 25 vitete e fundit", shtoi ajo, duke theksuar se paraprakisht rregullisht ka pirë nga një ose dy gota verë në ditë.
But (43), e cila punon për Pres TV, kanali i cili emeton lajme nga Irani në gjuhën angleze, nuk e përjashton mundësinë që një ditë të vendos ferexhe.
Në letrën e hapur deri tek Bler, të cilën e shkroi gjatë qëndrimit të saj në Iran, ajo shprehu shpresë se ish kryeministri do t'i ndryshojë qëndrimet e tij për myslimanët si njerëz të "këqinj".