E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Ivica Bocevski sot në Paris u takua me ministrin francez për Eurointegrime, Emigracion dhe Identiteti Nacional, Erik Beson.
Franca mbėshtet eurointegrim dhe liberalizim e vizave













Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Ivica Bocevski sot në Paris u takua me ministrin francez për Eurointegrime, Emigracion dhe Identiteti Nacional, Erik Beson.

Në takim, njofton raportuesi i MIA-s, ku u bisedua për përprimin e Maqedonisë lidhur me kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, edhe një herë u konfirmua mbështetja franceze për vëndosjen e Maqedonisë në listën e bardhë të shengenit.

"Në takimin e sotëm me Beson u bë fjalë për ftesën për vizitën e ardhshme të tij në Maqedoni, e cila presim të realizohet në fillim të verës, ndërsa njëherit edhe për tematikën e ndërlidhur me vizat për shkak se pikërisht Ministria e tij është një nga më të përfshirat në problematikën e vizës", deklaroi Bocevski.

Ai theksoi se Beson e ka konfrimuar mbështetjen franceze për procesin për liberalizim e vizave dhe shprehu pritje se në suaza të vizitë së tij në Shkup do të mund të festohet edhe për epilogun fatlum për procesin e liberalizimit të vizave, i cili sipas tij është proces, që për Maqedoninë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Zëvendëskryeministri Bocevski pati takim edhe me përfaqësues të Fondacionit "Robert Shuman".

"Qëllimi është që ta ofrojmë rrëfimin evropian të Maqedonisë më afër Evropës dhe të arrijmë që debati ekzistues për atë çka po ndodh në BE ta sjellim në Shkup dhe ta japim perspektivën parisiene në këto debate në Maqedoni përmes fondacioneve të njohura", shtoi Bocevski.

Ai informoi se ka kërkuar që një diplomat francez të dërgohet si këshilltar për eurointegrime në kabinetin e tij, me çka, siç tha, Franca gjithnjë e më shumë do të përfaqësohet në rrëfimin evropian të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri Bocevski mbrëmë në Paris realizoi takim me ministrin e Çështjeve Evropiane Bruno Le Mer, i cili e kofirmoi mbështetjen e Francës për integrim evropian të Republikës së Maqedonisë. Le Mar, theksoi se një nga mënyrat si mund të përshpejtohet tërë procesi i eurointegrimit është zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe presidenciale, me ç'rat theksoi se vendet-anëtare të BE-së me vëmendje të madhe do ta përcjellin procesin zgjedhor.

Publikuar: 27.02.2009 | 09:14
Lexuar: 365 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime