Telstra në anën tjetër po e shet HTC 7 Mozart për një taksë prej 34.5 euro dhe me një kontratë dy vjeçare. Britanikët gjithashtu do të jenë në mesin e të parëve që do të përfitojnë celularë me bazë në Windows Phone 7.
Dyqane të ndryshme kanë filluar me shitjen e celularëve të parë me bazë në platformën e re të Microsoft, Windows Phone 7.
Zelanda e Re është një prej shteteve dhe tregjeve të para ku ka filluar shitja e një HTC 7 Trophy, pastaj përcjellë Australia me shitjen e modelit HTC 7 Mozart në kuadër të operatorit Telstra, dhe Britania e Madhe është e fundi që gjithashtu ka filluar me shitjen e HTC 7 Mozart me operatorin Orange në mëngjesin e ditës së sotme.
Një banor fatlum i Zelandës ishte personi i parë në botë që ka blerë një celularë me bazë në Windows Phone 7 një HTC 7 Trophy nga Vodafone NZ, që kushton 430 euro dhe ofrohet me një kontratë prej 480 euro që paguhet aty për aty.
Telstra në anën tjetër po e shet HTC 7 Mozart për një taksë prej 34.5 euro dhe me një kontratë dy vjeçare. Britanikët gjithashtu do të jenë në mesin e të parëve që do të përfitojnë celularë me bazë në Windows Phone 7.
Orange UK është dyqani i parë që është hapur sot dhe ka filluar me shitjen e HTC 7 Mozart një ekskluzivitet vetëm për këtë operatorë në Britaninë e Madhe. Samsung Omnia 7 është në shitje për Orange dhe pritet që të ofrohet edhe me një Bluetooth headset pa pagesë (derisa të përfundojnë rezervat) për këto që blenë një celularë me bazë në Windows Phone 7.
HTC 7 Mozart nga Orange do të ofrohet për 40 euro me një kontratë mujore, kurse Samsung Omnia 7 do të ofrohet për 45 euro, gjithashtu me kontratë mujore. Ata ende nuk janë në ofertë në dyqanet online. (pcworld.al)