E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse ky Ligj, vite më parë është miratuar në vendin tonë, thuaj se shumë pak po funksionon, sepse jemi dëshmitarë se gruaja sot nuk gjendet në një pozitë edhe shumë të lakmueshme sepse shumë pak është e kyçur në ato vende ku sillen vendimet si dhe dita ditës po rriten rastet ku ajo bëhet viktimë e dhunës në familje.
Rėndėsia e barazisė gjinore








Ruzhdie Abdullai

Të gjithë ne jemi dëshmitarë se R.M. synon rrugën drejt integrimit Euroatlantik dhe drejt NATO-s. Mirëpo, një nga kushtet themelore, të cilat pa dyshim se duhet që ti plotësojë vendi ynë drejt integrimit, është respektimi dhe imlementimi i Ligjit për barazi gjinore apo shanseve të barabarta.

Edhe pse ky Ligj, vite më parë është miratuar në vendin tonë, thuaj se shumë pak po funksionon, sepse jemi dëshmitarë se gruaja sot nuk gjendet në një pozitë edhe shumë të lakmueshme sepse shumë pak është e kyçur në ato vende ku sillen vendimet si dhe dita ditës po rriten rastet ku ajo bëhet viktimë e dhunës në familje.

Ky lloj diskriminim, ndaj grave, është shkelje e turpshme e të drejtave të njeriut. Dhe kjo shkelje është më e përhapura sepse diskriminimi ndaj grave nuk njeh kufij gjeografik, të kulturës apo pasurisë.

Të gjithë duhet që të respektojmë të drejtat dhe liritë themelore të individit sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë. Por, manifestimi më i rrezikshëm në rolet tradicionale gjinore është jobarazia, që ekziston për gratë në shoqëritë shqipëtare.

Pse është e rëndësishme barazia gjinore?

Vetëqeverisja lokale, si pjesë integrale e strukturës qeveritare, në bazë të ndarjes kushtetuese është shumë më afër qytetarëve. Detyra themelore e saj është që të sigurojë procese themelore, ku mundësitë e qytetarëve të vijnë në pah, duke mos u kushtëzuar nga rasa, klasa, gjinia apo nacionaliteti.

Proceset e tilla shoqërore, duhet të sigurojnë kushte për realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre, ta mbrojnë dinjitetin e tyre si individë si dhe të mundësojnë siguri ekonomike dhe sociale e njëherit edhe shanse të barabarta.

Në bazë të kësaj, duke mbajtur llogari për të dy gjinitë, barazia gjinore do të thotë shikim të barabartë, mbështetje, forcimin dhe participimin e grave dhe burrave në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private. Koncepti “barazi gjinore” është i kundërt me konceptin e jobarazisë gjinore”

Marrë në përgjithësi sa respekohet Ligji për shanse të barabarta, do të kostatojmë se kjo barazi është vetëmse DE JURE dhe jo edhe DE FAKTO.

Publikuar: 26.10.2010 | 22:21
Lexuar: 1115 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime