E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Turçan të Vogël, shtrohet me bekaton një rrugë përskaj hekurudhës, në gjatësi prej 200m dhe gjerësi 3.5m, ndërsa në Llakavicë, po ashtu me bekaton shtrohet një rrugë e fshatit në gjatësi prej 160m dhe gjerësi mesatare prej 3.5m.
Investime nė vendbanime rurale










Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të investimeve infrastrukturore për vitin 2010, Komuna e Gostivarit, krahas projekteve në qytet, vazhdon të investojë edhe në vendbanimet rurale. Në përfundim e sipër është rregullimi i dy rrugëve, një në fshatin Turçan i Vogël dhe një në Llakavicë.

Në Turçan të Vogël, shtrohet me bekaton një rrugë përskaj hekurudhës, në gjatësi prej 200m dhe gjerësi 3.5m, ndërsa në Llakavicë, po ashtu me bekaton shtrohet një rrugë e fshatit në gjatësi prej 160m dhe gjerësi mesatare prej 3.5m.

- Këto dy rrugë ishin në një gjendje mjaft të keqe, gjë që e bënte mjaft të vështirë shfrytëzimin e tyre si për automjete, ashtu edhe për këmbësorë, posaçërisht tani në sezonin e rreshjeve të shumta. Para se të shtrohen me bekatonë, u bë rrafshimi dhe tamponimi i tyre. Punët ndërtimore i kryejnë ndërmarrjet “Ball Trans” dhe “Euro Zimel” – njoftojnë inxhinierët mbikëqyrës nga Komuna e Gostivarit.

Vlera e përbashkët e investimeve në këto dy vendbanime arrin rreth 1.300.000den (mbi 20 mijë euro), mjete këto të siguruara nga buxheti i Komunës së Gostivarit
Investime në vendbanime rurale
Investime në vendbanime rurale
Investime në vendbanime rurale

Publikuar: 27.10.2010 | 00:21
Lexuar: 681 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime