E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo vjen si rrjedhojë e takimit të mëparshëm të mbajtur në muajin gusht me kryetarin e komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Gjatë atij takimi u ra dakord që nga shuma e përgjithshme prej 150 mijë euro sa është kostoja e këtij projekti, klubi në emër të qytetarëve të fshatit Debresh të financojë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 100 mijë euro, ta mbulojë komuna e Gostivarit
Sigurohen 50 mijė euro pėr sigurim tė ujit tė pijshėm nė fshatin Debresh










Klubi i mërgimtarëve nga fshati Debresh me seli në Cyrih të Zvicrës, në mbledhjen e fundit mori vendim për grumbullimin e 50 mijë eurove, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen për sigurim të ujit të pijshëm në fshatin e tyre të lindjes Debresh.

Kjo vjen si rrjedhojë e takimit të mëparshëm të mbajtur në muajin gusht me kryetarin e komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Gjatë atij takimi u ra dakord që nga shuma e përgjithshme prej 150 mijë euro sa është kostoja e këtij projekti, klubi në emër të qytetarëve të fshatit Debresh të financojë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 100 mijë euro, ta mbulojë komuna e Gostivarit.

Në bazë të përllogaritjeve fillestare të inxhinierëve të Komunës, ky projekt do të duhet të mund të fillojë të realizohet nga muaji maj i vitit të ardhshëm, ndërsa do të mund të përfundojë në korrik të vitit 2011. Problemi me ujin e pijshëm në fshatin Debresh është një problem i kamotshëm , ndërsa vlen të theksohet se përbërja e mëparshme komunale në prill të vitit 2008, për qëllime të marketingut politik, solemnisht promovoi fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, gjë që realisht nuk e bënë kurrë.

Kryetari Osmani, ashtu siç u premtoi mërgimtarëve, ditëve në vijim do ta vizitojë Klubin “Debreshi” në Zvicër, gjatë pjesëmarrjes në Forumin “Crans Montana”.
Sigurohen 50 mijë euro për sigurim të ujit të pijshëm në fshatin Debresh

Publikuar: 27.10.2010 | 00:23
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime