E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E prishur 90 vjet më parë myslimanët e këtushëm kanë ringritur zërin e arsyes për tu rikthyer Burmali Xhaminë në qendër të Shkupit, një objekt fetar me karakter arkitektonik dhe fetar e cila dikur është quajtur edhe Bukuroshja e Ballkanit
Burmali Xhamia, perla e Ballkanit
KËRKESA TË VAZHDUESHME PËR TU NDËRTUAR BURMALI XHAMIA

E quajtur nga të gjithë udhëpërshkruesit si Bukuroshja e Ballkanit dhe e konsideruar si një perle arkitektonike Burmali Xhamia dikur qëndronte krenare në pjesën e djathtë të lumit Vardar. Burmali Xhamia, një xhami shumë e njohur, pastaj Medreseja, Mektebi, një karvansaraj, varri Mehmet Begut, themeluesit të kësaj xhamie, të gjithë këto aksesorë për përdorimin e Xhamisë sot nuk duken asgjëkund pasi që në vitin 1924 okupatori serb i rrafshoi për tokë në themelet e të cilës ndërtoi Shtëpinë e Oficereve ku krajl të ndryshëm serb dërgonin mesazhin e asimilimit shqiptarë.

E prishur në fillim shekullin e XX-të, serbët janë interesuar që të zhdukin edhe shumë elemente që tregojnë për historikun e kësaj xhamie në qendrën e Qytetit të Shkupit.

Ato që japin pak të dhëna janë Gisha Elezoviq dhe Lida Kumbaraxhi, të dy ekspertë të njohur të trashëgimisë osmane në Ballkan.

Por e prishur 90 vjet më parë myslimanët e këtushëm sot kanë ngritur zërin e arsyes për tu rikthyer ku objekt fetar me karakter arkitektonik në vendin ku edhe ka qenë dikur.

Kërkesën më të zëshme e ka bërë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë. Kryetari i këtij institucioni të lartë fetarë Sulejman Rexhepi tha se me që Qeveria po shpërndanë para për ndërtimin e kishës në Qendër të Shkupit, atëherë BFIM pret që të marrë mjete financiare për këtë objekt fetar.

“Burmali Xhamia është ndërtuar në vitin 1495 nga Mehmet Begu, një autoritet I asaj kohe. Sipas mbishkrimit të kësaj xhamie në gjuhën arabe dhe i cili mbahet në Kurshumli An thuhet se Mehmet Begu përmes kësaj vepre impozante shpresonte ta përfitojë mëshirën e Allahut Fuqiplotë dhe këtë objet fetare e ngriti për hir të tij”, thekson Rexhepi.

Mallkimi

Në mbishkrim thuhet se Mehmet Begu ka qenë një ngadhënjyes ndaj idhujtarëve dhe të pa feve mirëpo siç duket perla e tij nuk ka prek sedrën e okupatorëve serb që ta shtrijnë xhaminë për dhe. As edhe mallkimi i rëndë se “Kush orvatet që të zhduk këtë vakëf, ose të ngrite një kusht prej kushteve të tija, mbi te qoftë mallkimi i Zotit, gjithë melekëve dhe mallkimi i gjithë njerëzve”, nuk u ka bërë përshtypje kolonistëve që të prishin edhe varret rreth kësaj xhamie dhe mbi do të ndërtohet Shtëpia e Oficërëve e cila do të vazhdoj deri në vitin 1963, kur u prish nga tërmeti, të jetë mallkim për shqiptarët në Maqedoni.

“Emri Burmali i ka mbet nga pamja e jashtme sepse minarja ishte ndërtuar në formë spirale. Mirëpo kjo Xhami ka qenë e njohur edhe me emrin Karlizade nga ana e Ekrem Çelebija, një emër që ka vënë në pah virtytet e devotshme të kësaj xhamie por edhe të themeluesit”, thekson kryetari shpirtërorë e myslimanëve këtu, Rexhepi.
Ai duke treguar emra të njohur të proviencës së arkitekturës thekson se edhe Semeni Einxhe kur ka folur për këtë xhami ka theksuar se “sipas vlerës arkitektonike që ka pas kjo xhami , është radhitur ndër xhamitë më të bukura. Kjo xhami e vendosur në bregun e djathë të lumit Vardar prezanton në mënyrë impozante një monument kulturore historik”

Sipas Rexhepit është më rëndësi të përmendet se ambienti në pjesën e djathë të Vardarit ën atë kohë ka pas një tërësi të plotë të ambientit fetar islam që është një kundërshtim kryekëput e asaj që është sot.

“Hafëz Mehmet Pasha, valiu u Shkupit në atë pjesë ka themeluar i pari Parkun e Qytetit që është edhe sot ndërsa brenda tij ka ndërtuar edhe objekte që kanë qenë në përdorimin e plotë të qytetarëve. Parku ka qenë i njohur më emrin Islahame ndërsa ka pas shumë institucione atraktive si Islahamja e cila ka shërbyer si Qendër Reformuese, Idadija që ka paraqet Qendrën edukativo arsimore pastaj Konaku i Vilajetit , Stacioni teleferik, dhe shumë objekte të tjera të infrastrukturës . Sot nga këto objekte asgjë nuk ka”, thekson Rexhepi.

Burmali Xhamia, perla e Ballkanit
Reagimet kundër prishjes

Sipas tij shumë institucione të karakterit ndërkombëtarë kanë reaguar ashpër ndaj prishjes së këtyre objekteve ndërkohë që zëri më shumë është ngritur në kohën kur është prishur Burmali Xhamia e cila më të vërtet ka paraqitur një objekt të rrallë të llojit të vet.
Vetë Asambleja e popujve me seli në Gjenevë, me Rezolutë të veçantë në formë të shkruar e shpalli si akt barbar prishjen e Burmali Xhamisë ndërsa shumë shkencëtar humbën titujt e tyre shkencorë në atë kohë që dolën në përkrahje të shkatërrimit të Burmali Xhamisë. Shumicës prej tyre u është marrë edhe e drejta e fjalës.
Sipas Rexhepi, Bashkësia Islame nuk do të tërhiqet nga kërkesa për rindërtimin e Burmali Xhamisë.

“Ne mbetmi edhe më tutje në kërkesat tona që Burmali xhamia të kthehet për arsye se kemi një pjesë të popullatës andej në anën e djathtë të lumit Vardar dhe kështu që ne në atë drejtim në atë anë sipas evidencës ne që e kemi, kemi humbën edhe Burmali xhaminë edhe Faik Pasha Xhaminë edhe Xhaminë që ka qenë e locuar për Nerezin në Karposh do thotë tre xhami kemi të humbur në kohën e sistemit të dikurshëm, prandaj ne do të insistojmë çka është e mundur që xhamitë të na kthehen e sidomos Burmali Xhamia”, nënvizoi kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi duke shtuar se masat më konkrete për këtë duhet marrë organet kompetente shtetërore, si dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë.

“Shteti do të duhej të përsos kornizën juridike për administrim të vakëfeve, si dhe të sigurojë mos diskriminimin e ndonjë bashkësie fetare në këtë aspekt apo të pronës vakëf të saj. Pos kësaj shteti duhet dhënë ndihmën përkatëse për kthimin e vakëfeve dhe sidomos kthimin e tyre në qëllimet për të cilat kanë shërbyer më parë e që për ato kanë qenë të dedikuara”, thotë Rexhepi duke na bërë më dije se periudha pas luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore solli një migrim masiv të popullatës myslimane nga këto treva dhe veçanërisht të elitave të saj. Me këto migrime vakëfet mbetën jetim, edhe pse ekzistonin organizime fetare dhe politiko-shoqërore që, pos tjerash, orvateshin të ruanin edhe formën dhe funksionin e vakëfeve të ndryshme në Maqedoni. Po në këtë periudhë, përveç konfiskimit, uzurpimit dhe ndërrimit të funksionit të një sërë vakëfesh të mëdha, u bë edhe shkatërrimi i disa vakëfeve fetare që ishin tejet të rëndësishme për popullatën e atëhershme dhe bile ishin simbole qendrore të arkitekturës islame dhe orientale të këtyre trevave.

Kërkesa për ndërtim

Pas Luftës së Dytë Botërore në viset tona u vendos një sistem jotradicional përsa i përket vakëfeve dhe mu në fillim të konstituimit të shtetit të ri jugosllav u bënë disa konfiskime masive, si ato të vitit 1946 dhe të atij 1949. Këto konfiskime, që herë ishin nacionalizim e herë bëheshin nën petkun e reformave agrare, sillnin deri tek ndërrimi i strukturës së popullatës në tërësi dhe shpesh paraqitnin faktor ndihmës për kolonializim të dirigjuar.

“Mirëpo edhe pse ekziston tani Ligji për denacionalizimin e pronë së nacionalizuar ai nuk është i aplikueshëm për Burmali Xhaminë sepse ligji parasheh tokën e nacionalizuar që nga viti 1946, ndërsa Burmali Xhamia ishte e marrë 20 vjet më parë. Mirëpo kjo përsëri juridikisht ndoshta humb të drejtën për atë pjesë të vendit mirëpo jo edhe të drejtën morale sepse duke u nisur nga ky prizëm nuk kanë të drejtë të ndërtohet edhe Kisha “Shën Maria” që disa ditë më parë u promovua ndërsa po ashtu nuk duhet të ndërtohet edhe kisha që planifikon kjo Qeveri të ndërtojë në Sheshin e Shkupit. Nga ky kënd derisa këto kisha ndërtohet pa plane strategjike , pa plane urbanistike atëherë e njëjta rregull duhet të vlejë edhe për Xhaminë”, thekson Rexhepi.
Dhe këtë ia kamë bërë të ditur edhe kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë takimit të kam patur më të në prill të vitit 2007.

“Gjatë takimit më të i bëra me dije kërkesën time për ndërtimin e Burmali Xhamisë. Ai kërkoi që të bëj kërkesë më shkrim dhe dy ditë më vonë më 20 prill 2007 kamë bërë kërkesë zyrtare që shteti të ndajë para të ndërtohet Burmali Xhamia. Prej atëherë nuk kemi përgjigje por kjo nuk përjashton vullnetin tonë që edhe në të ardhmen të kërkojmë që të ndërtohet Xhamia më e bukur e Ballkanit”, përfundon kryetari I BFIM-së Sulejman Rexhepi duke apeluar edhe tek të gjithë institucionet relevante, politikat, intelektualët , shoqëria civile që ti shtojnë kërkesat për kthimin e vakëfeve institucionit fetar islam.

Publikuar: 03.10.2008 | 17:31
Lexuar: 2605 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ridvan (04/03/2010 17:42:16) duhet prap te ndertohet xhamija
FISNIK (12/04/2010 19:46:27) SELAMU ALEJKUM
O VLLAZNI O AJ MOLLA SULA SISH KON PER KURXHO VALLAHI.
ZATI KREJT AJ KET PUN E KA TOLLOVIT.
PO UNE PO GZONA QE KA KSI VLLAZNI SI JU QE PO MUNOHEN ME E KTHY PRAP KET SHPI TE ZOTIT
SE VALLAHI PO DU MU TRANU KREJT
ANI AJ LAPERI QE THA NESE SKA KISH SKA EDHE XHAMI
AJ ASHT NJER I SHIT E KAN BLE MOTI ATA
PO KA HALA VLLAZNI MUSLIMAN QE MUNOHEN EDHE QE DESIN PER AT XHAMI QE PRAP ME FUNKCIONU SIKUR KA QEN .
PO UNE KISHA PROPOZU DICKA
ME E BO NI PROTEST PER AT XHAMI SE MDUKET AJ NIKOLLA NUK ASHT NVETDIJE SE KA MA SHUM MUSLIMAN KTU NMAQEDONI
BILE ASHT MIR MAS NAMAZIT XHUMOS KREJT XHEMATI ME JU KALLZU EDHE DREJT PLLOSHTATIT MU NIS.
SE ZBAN VLLA KSHTU.SE KTA POLITIKAN TON SISHIN KON PER KURXHO.
E PER QATA PO THAM NA VET DUHET ME DAL KREJT EDHE ME BO CMOS QE NA MU FAL NBURMALI XHAMI.
PO ME DIT QE EDHE JET KAMEM KUSHTU SE JA VLEN VALLAHI
SELAMU ALEJKUM
bekimi kosova (04/05/2010 02:28:37) selamu alejkum o vllazer musliman ishalla zoti ju ndi mon per at,, bukuroshe te ballkanit si e quajn,. ishalla zoti do ja pranofft deshirat.. por do ta keni dhe ndimen nga kosova nese esht nevoja do di djegmi ato shkiovit me gjith macedont... se dhe macedonia esht vendi shqiptarve .. ejo veq a shkive..
lejla na shkupi (05/05/2010 23:24:20) selamunn alequmselam ju kisha lut luftoni per shpim e zotit mos tene behetnaj kish ku kemi na muslimat shtepin e zotit aleqymselam

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime