E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar për mbulimin e humbjeve dhe për pagesën e kamamtave kanë ndarë 69,3 miliardë dollarë, për dallim prej 16,1 për qind miliardë dollarë të shpenzuara për këtë qëllim në tremujorin e njëjtë në vitin 2007.
Bankat amrikane kanė humbje maramendėse












Tremujorin e fundit të vitit 2008 bankat amerikane e përfunduan me humbje prej 26,2 miliardë dollarëve, që paraqet humbjen e tyre të parë tremujore pas vitit 1990.

Sipas të dhënave të Korporatës federale amerikane për garancë të investimeve (FDIC), në tremujorshin e fundit të vitit të kaluar bankat në SHBA kanë ndarë katër herë më shumë mjete nga rezervat e tyre për mbulimin e humbjeve dhe për pagesën e kamatave të investimeve, sesa në tremujorin e njëjtë të vitit 2007.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar për mbulimin e humbjeve dhe për pagesën e kamamtave kanë ndarë 69,3 miliardë dollarë, për dallim prej 16,1 për qind miliardë dollarë të shpenzuara për këtë qëllim në tremujorin e njëjtë në vitin 2007.

Sipas FDIC, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar humbje kanë vërejtur 252 banka amerikane, derisa në tremujorin paraprak numri i bankave-humbëse ka arritur 171.

Shikuar në përgjithësi, gjatë vitit 2008 bankat amerikane kanë realizuar përfitim të përgjithshëm prej 16,1 miliardë dollarësh, që paraqet fitimin e tyre më të ulët pas vitit 1990. /mia/

Publikuar: 27.02.2009 | 09:53
Lexuar: 613 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime