E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski dhe përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore të Republikës së Maqedonisë Lilia Burunçuk sot në Qeveri do ta prezantojë Strategjinë e re për partneritet për periudhën 2011-2014.
Prezantimi i Strategjisė sė re tė BB pėr partneritet me Maqedoninė pėr periudhėn 2011-2014




Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski dhe përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore të Republikës së Maqedonisë Lilia Burunçuk sot në Qeveri do ta prezantojë Strategjinë e re për partneritet për periudhën 2011-2014.

Strategjia parashikon tregues kornizë të ndihmës që do ta sigurojë Banka Botërore për Maqedoninë dhe është në pajtim të plotë me prioritetet e shtetit. Bazat e saj janë në dialogun e vazhdueshëm me Qeverinë dhe konsultimet me pjesëmarrësit kryesorë dhe partnerët zhvillimorë, njoftoi zyra e BB-së në Shkup.

Strategjia e re katërvjeçare parashikon përkrahje financiare prej rreth 100 milionë dollarësh amerikanë për dy vitet e parë. Programi për dy vitete e dyta do të diskutohet me Qeverinë në kohën e një shqyrtimi afatmesëm në vitin 2012. Pritet që Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) të sigurojë përkrahjen e sektorit privat me vlerë prej 100 milionë dollarësh për katër vite.

Investimet e ardhshme do të jenë në drejtimin e përkrahjes së hyrjes në Bashkimin Evropian dhe do të këmbëngulin që të sigurojnë financa dhe ekspertiza nga tërë Grupacioni i Bankës Botërore si dhe nga partnerë të tjerë zhvillimorë.

Strategjia fokusohet në një rritje më të shpejtë përmes stimulimit të kompetivitetit, rritje më inkluzive përsem rritjes së punësimit dhe mbrojtes sociale, zhvillim të gjelbërimit përmes shfrytëzimit të resurseve.

Strategjia e re për partneritet është ndërtuar në bazë të bashkëpunimit të suksesshëm të Grupacionit Banka Botërore me shtetin.

Republika e Maqedonisë është anëtare e Bankës botërore nga viti 1994. Prej atëherë BB ka investuar 1.062 miliardë dollarë, prej të cilave 180 milionë dollarë janë grante. Momentalisht Banka Botërore në Maqedoni ka protfolio aktive prej 14 projekteve në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë, arsimit, mjedisit afarist, energjitikës, bujqësisë, shërbimeve komunale dhe transportit.

Publikuar: 27.10.2010 | 09:44
Lexuar: 488 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime