E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumë ekipe shkencore në pjesë të ndryshme të botës po studiojnë ndikimin e sojës te tumoret në forma të ndryshme. Mendimet e profesionistëve janë të ndara, sepse hulumtimet kanë dhënë rezultate të ndryshme.
Soja parandalon kancerin





Shumë ekipe shkencore në pjesë të ndryshme të botës po studiojnë ndikimin e sojës te tumoret në forma të ndryshme. Mendimet e profesionistëve janë të ndara, sepse hulumtimet kanë dhënë rezultate të ndryshme.

Megjithatë, në saje të rezultateve të disa hulumtimeve, mund të thuhet se soja ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës dhe të gjinjve, dy sëmundje të rënda, të cilat në vendet perëndimore po marrin numër të madh jetësh.

Studimet më të reja tregojnë për ndikimin pozitiv të sojës në pjellshmërinë e grave, sidomos të atyre që po provojnë frytshmërinë ‘in vitro’. Profesionistët thonë se izoflavonet e sojës lehtësojnë bartjen e embrionit në barkun e nënës dhe rrisin mundësinë e rrjedhjes normale të shtatzënësisë.

Disa studime kanë vërtetuar ndikimin e sojës në sëmundjen e sheqerit të tipit 2, sipas rezultateve të hulumtimeve. Soja zmadhon ndjeshmërinë e indit në ndikimin e insulinës. Veç kësaj, disa shkencëtarë dëshmojnë se soja ndihmon shërimin e veshkës së sëmurë dhe të ndezjes së prostatës.

Publikuar: 27.10.2010 | 14:12
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime