E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Asistentja Esmije Vejseli, tezën e magjistraturës e mbrojti në kuadër të Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit të UEJL-së, para komisionit tre anëtarësh, në përbërje, Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr. Hamit Xhaferi dhe Doc. dr. Ejup Ajdini.
Esmije Vejseli, mbrojti tezėn  e magjistraturės me analizėn rreth prozės sė Migjenit










Ditë më parë asistentja e Fakultetit Filologjik – Programi Studimor, Gjuhë dhe letërsi shqipe, Esmije Vejseli, me sukses mbrojti tezën e magjistraturës “Realiteti shoqëror – historik dhe individualizimi i personazheve në prozën e Migjenit”.

Asistentja Esmije Vejseli, tezën e magjistraturës e mbrojti në kuadër të Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit të UEJL-së, para komisionit tre anëtarësh, në përbërje, Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr. Hamit Xhaferi dhe Doc. dr. Ejup Ajdini.

Tema është punuar në gjashtë krerë të veçantë, në të cilat kandidatja paraqet aspektet përparimtare dhe idealin e poetit për një botë përplot me dashuri njerëzore dhe pakënaqësinë për realitetin e zymtë që karakterizohej me aq tronditje sociale dhe shpirtërore.

Sipas kandidates Esmije Vejseli, ky realitet i hidhur i kësaj faze të historisë sonë kombëtare e detyroi Migjenin ta kuptojë më thellë këtë shoqëri, për të depërtuar më thellë në shkaqet dhe pasojat e kësaj gjendjeje të mjeruar që prodhonte shtresën e madhe të njerëzve të nëpërkëmbur.

Kandidatja në punimin e saj, vend të rëndësishëm u ka kushtuar edhe tipareve të personazhit të fshatit, i cili në ambientin e qytetit, ndjehet i pafuqishëm dhe i pambrojtur, personazh ky që karakterizonte kohën dhe ambientin e caktuar. Në këtë punim vend të rëndësishëm zen edhe personazhi grua, në prozën e Migjenit.

Pas mbrojtjes publike të punimit, Komisioni konstatoi se autorja ka përdorur metodologjinë e përshtatshme për temën në fjalë, duke zbatuar metodën analitike, sintetike dhe atë krahasuese.

Komisioni vlerësoi se punimi i kandidates Esmije Vejseli është rezultat i një përpjekjeje për të sjellë të plotë imazhin e personazheve të prozës së Migjenit brenda një realiteti ekonomik, shoqëror dhe politik të një periudhe të caktuar historike.

Esmije Vejseli, mbrojti tezën  e magjistraturës me analizën rreth prozës së Migjenit
Esmije Vejseli, mbrojti tezën  e magjistraturës me analizën rreth prozës së Migjenit
Esmije Vejseli, mbrojti tezën  e magjistraturës me analizën rreth prozës së Migjenit

Publikuar: 27.10.2010 | 15:44
Lexuar: 737 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime