Politikat e erëta të gatuara nga forcat të erëta, nëpërmjet inskenimit, fabrikimit të dosjeve, metodë e njohur për mbi një dekadë, në mungesë të ofertave dhe programit dhe nën tutelë të patronëve të tyre, mundohen që me çdo kusht fantazmën ta bëjnë realitet.
OPINION
Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.
(Kurani 33:58)
Artin Spahiu
Fantazmë që po vërtitet kohëve të fundit nëpër Maqedoni është ajo e dosjeve . Dosjet sot janë bërë kryefjalë dhe temë e çdo diskutimi në çdo ndeje. Dikush nga naivitet e dikush me dashakeqësi e përkrahin këtë veprim ugurrzi, ndërsa dikush me një kulturë qytetare dhe civilizim apo atdhedashuri e dënon këtë.
Më interesantja kur dëgjoj nëpër qarqe të ndryshme se për këtë fenomen me mburje dhe krenari po diskutojnë ca, që ne në Dibër u themi, akoma nuk u janë tharrë këmbët që nga komunizmi duke kaluar Drinin e Zi dhe duke bërë diverzitet kundër Shqipërisë në shërbim të sllavëvë dhe shërbimeve të tyre. Kjo tani po duket si një ritransmetim i po të njëjtës shfaqje që u transmetua para disa vite.
Politikat e erëta të gatuara nga forcat të erëta, nëpërmjet inskenimit, fabrikimit të dosjeve, metodë e njohur për mbi një dekadë, në mungesë të ofertave dhe programit dhe nën tutelë të patronëve të tyre, mundohen që me çdo kusht fantazmën ta bëjnë realitet.
Mundohen që të vrasin dhe komprometojnë çdo gjë kombëtare, duke bashkëpunuar edhe me djallin dhe duke bërë vepra djallëzore, vetëm e vetëm për tia arritur qëllimit të tyre në shërbim të misionit të marrë nga tutorët dhe ideatorët e misioneve të tyre.
Kjo sështë hera e parë. Edhe para disa vitesh, me të njëjtën metodë, nga të njëjtët aktorë, nën tutelë e po të njëjtëve patronë, nëpërmes teknikës së shpifjes dhe falcifikimit, në mënyrë më të paskrupullt u zbulua, gjëja, se kryetari i dikurshëm i PPD-së, tani i ndjeri z.Imer Imeri, na paska qenë bashkëpuntor. Lajmi u zgjerrua anë e kënd, personi i akuzuar edhe pse e dinte veten e pastër, po kalonte çaste të rënda, ndërsa saktësia e dosjeve asnjëherë nuk u vërtetua dhe përgjegjësi askush nuk mori!
E njëjta po ndodh... nga të njëjtët, por kësaj here, nga mungesa e programit, ofertës dhe misioneve të shumta të dështuara të shërbimeve të ndryshme antishqiptare në Ballkan, që sjellin dosje nëpër oboret e disa intelektualëve shqiptarë, kur dihet se e vetmja hapësirë dhe zonë ku jetojnë shqiptarët dhe ku mund të veprojnë është Maqedonia, po rikthehen edhe njëherë në taktikën e vjetër me shpresë se edhe kësaj herë do tja arrijnë qëllimit.
Nëse përpiqesh të depërtosh në thelbin e taktikave të ndjekura nëpërmes paraqitjes të disa paçavureve që dikush po na i gjen nëpër oborret e shtëpisë dhe bashkë me padronët e vete, që e dinë se i kanë vetëkrijuar, mundohen që të bindin popullin se janë dosje. Kjo zbulon jo vetëm mungesën e respektit për periudhat e lavdishme historike të shqiptarëve të Maqedonisë, por në kuptimin më të gjerë do të shohësh se misioni i tyre ka për qëllim shkatërrimin dhe baltosjen e të gjitha periudhave, veprimtarive dhe figurave të historisë së re kombëtare
!
Në krahasim me atë të para një dekade, pra qëllimi i misionit të këtyrë patriot që kryejnë obligime qytetare, është me diametër dhe rreze më të gjerë dhe më dashakeqe.
Kësaj here nuk është qëllimi i baltosjes dhe diskreditimit të disa figurave politike, por i disa misionarëve dhe misioneve shumë të shenjta të shqiptarëve në periudhat më të lavdishme të historisë së re kombëtar.
Kësaj here nuk është me rëndësi që të etiketohet dhe diskreditohen disa figura politike, qoftë ai Ali Ahmeti, gjeneral Ostreni, Fazli Veliu apo Musa Xhaferi, por misioni, vepra dhe organizatat ku ata kanë vepruar në shërbim të kombit dhe atdheut. Nuk është me rëndësi sot se përbaltet figura e Fazli Veliut, i cili që nga periudha e errët anishqiptare komuniste, ka qenë në shërbim të misionit të shenjtë shqiptar, duke u burgosur, larguar nga atdheu, kur disa po rinin dhe shërbenin atij sitstemi.
Nëpërmes etiketimi të kësaj figure qëllimi është që të etiketohet LPK-ja,-themeliues i së cilës është vet ai dhe që është lëvizja e parë shqiptare nga ku dolën të gjitha lëvizjet e tjera pasuese-, UÇK të Kosovës, UCPMB dhe UÇK- Kombëtare .
Nuk është me rëndësi sot se denigrohet figura e Musa Xhaferit, i cili duke u arratisur nga atdheu, të afërmit dhe familjarët e vet për dekada me radhë dhe u vendos në shërbim të veprimtarisë kombëtare, por denigrohet misioni dhe veprimtaria afatëgjatë në shërbim të kombit dhe atdheut te kestij misionari. Ndërsa me tendencën për ta baltosur figurën e gjeneral Ostrenit nuk është qëllimi i baltosjes së figurës së tij prej një politikani të thjeshtë por, tendencë për të baltosur veprimtarinë më të lavdishme të shqiptarëve në mbarë trevat shqiptare.
Misioni dhe aktiviteti më i lavdishëm kombëtar. Nëpërmes kësaj figure baltoset veprimtaria luftarake për clirim, liri dhe pavarsi të Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë
përbaltet UÇK e Kosovës, UCK Kombëtare dhe misioni i tyre, bashkëveprimtarët në këta lëvizje që sot janë figura kyçe në jetën politike dhe shoqërore Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe të cilët nuk do të jetë e udhës të rinë duarkryq dhe indiferent kur nëpërmes një maskarade po etiketohen shokët e idealit dhe aktivitetet e tyre të përbashkëta!
Nuk arrij të kuptoj, se si duan që ti nxjerin këta të mjerë shërbimet sekrete të Jugosllavisë? Cështë ky qëllim? Të baltosen këta figura dhe misioni i tyre apo të ngriten shërbimet si dashamirëse të shqiptarëve?!
Nëse të gjithë e dimë se shërbimet sekrete kanë qenë çdo herë në shërbim të antishqiptarizmit, atëherë si mund ata të përkrahin misionarët dhe liderët më të shquar të shqiptarëve në gjithë këtë histori të re kombëtare?! Nuk arrijmë ta kuptojmë se si UÇK e Kosovës që solli pavarsinë Kosovës, UCK Kombëtare , që solli liri dhe barazi të shqiptarëve janë pjellë e shërbimeve sekrete? Aaaa po
ndoshta qëllimi është diku tjetër!? Edhe kjo mund të quhet mision. Ndoshta tani para duan të largojnë idenë e Leviathanit dhe Golgotës që shërbimet sërbe, me shumë të drejtë nëpërmjet veprimtarisë që kanë kryjuar, kanë inponuar në logjikën e shqiparëve dhe të ngrisin autoritetin e shërbimeve para opinionit shqiptar, duke i etiketuar luftëtarët e lirisë si bashkëpuntorë të shërbimeve dhe ndoshta duke parapërgatitur terenin që më vonë të dalin dhe me krenari të pranojnë të vërtetën, duke thënë se NE JEMI UDB-asha? Po qe se do të jetë ajo që mundohet të paraqitet në të ashtuquajtura dosje dhe se sikur të jenë të vërteta dhe shërbimet sërbe të kënë bashkëpunuar për pavarsinë e Kosovës, lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, barazinë e shqiptarëve në Maqedoni, hapjen e universiteteve dhe shkollave shqipe e të tjera arritje që që dolën nga lufta çlirimtare e UCK-së, me në krye këta që ju mundoheni ti quani si bashkëpuntorë të këtyre shërbimeve, atëherë zotërinj duke ditur cfarë këta bastardë dosjesh mundohen që të përfaqësojnë-shqiptarinë - me sinqeritetin më të plotë të gjithë shqiptarët duhet të dalin dhe të thonë Le të dije bota mbarë se nuk ka më komb shqiptarë
.
Si çdo herë edhe kësaj here jeni të pabesueshëm!!!
Nuk mund ta quajmë tjetër përpos Çmenduri!!!
Çmenduria dhe vojvodizmi nuk ka fund.! Nga praktikat që kemi pasur kjo do të vazhdojë. Në mungesë të misioneve dhe strategjive ogurrëzeza patjetër se çmendura do të vazhdojë me emra tjerë. Mos habitemi se sot dolën tre misionarë ndërsa nesër edhe të tjerë , qoftë ai edhe komandanti dhe lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti, por edhe ndoshta ndonjë figurë që i takon gjeneratës sime të lindur në vitin 1982 e më vonë
!
Është ky misioni, dhe jo thjesht kohëzgjatja në politikë, që i bën disa liderë dhe struktura politike të vjetër dhe të dëmshëm për shoqërinë. Këta forca kurrë nuk kanë pasur përkrahjen e elektoratit edhe pse duke nënçmuar këtë, kanë pranuar që të bëhën përfaqësues të tyre për disa herë në qeveri. Pra, nuk mund të pritet që këta të respektojnë verdiktin e elektoratit, pasi qëllimi i veprimtarisë së tyre, që nga formimi, nuk lidhet me përfaqësimin e të drejtave të tyre, po me misionin e marrë nga qarqe të ndryshme dhe të realizuar në mënyrë perfekte. Misioni impossible- i thonë amerikanët këtij misioni, se shqiptarët kanë ditë dhe dinë të vlerësojnë pamarrë parasysh së sa dëme i kanë sjellë ata shqiptarëve qoftë kur qenë në qeveri sic qe rasti në 2008- qoftë në opozitë me thurrje e shpifje të paskrupullta.
Shqiptarët e kuptuan politikën në mënyrën e vjetër. Sot misioni i këtyre burave , që ata mundoheni ti përbaltin, mes tjerash rezultoi edhe me hapjen e universiteteve dhe ka ngritur sadopak nivelin e mendimit dhe vlerësimit për tu mos besuar në të pavërteta. Sot nuk ka më shqiptarë infantilë që të besojnë në përallat identike me ata të gjysheve tona, të cilat për të na zhvilluar imagjinatën dhe për të na gëzuar për ndonjë dhuratë na thonin se e dergoi korbi te dera.! Po! Shqiptarët nuk besojnë te korbi postjer, por e besojnë dhe janë të bindur se më të zi se korbi janë ata që gatuajnë shpifje, akuza me tendencë që ta shkatërojnë çdo histori, veprimtari dhe veprimtarë që kthyen dinjiteti dhe lirinë e tyre
Shqiptaria dhe e ardhmja u takon shqipëtarëve, ndërsa maskaradat, maskarenjve
!
Autori është Sociolog