E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ivanov takoi sot mbështetësit e kandidaturës së tij, akademikë dhe profesorë të sferave të ndryshme ndërsa temë diskutimi ishin sugjerimet dhe idetë që duhen promovuar gjatë fushatës e cila fillon javën e ardhshme.
Ivanov:Nuk ka dialog duke shpifur
Për duele do të flasim pas raundit të parë zgjedhor. Kështu u shpreh kandidati presidencial nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov.













Sipas tij tani mund të flitet për dialog mes kandidatëve pasi në zgjedhje marrin pjesë 7 kandidatë të cilët duhet të ballafaqohen dhe të tregojnë vizionet e tyre për Maqedoninë. Por nga ana tjetër Ivanov, lë të kuptohet se me kandidatin që do të bëj shpifje dhe gënjeshtra në opinion, nuk ka vend për dialog.

"Ajo ishte kur një nga kandidatët kërkonte duel me mua. Nëse dëshiron duel është njerëzore që kur del në opinionin politik të jetë i sinqertë, të tregoj me çka do të filloj që të jemi të barabartë në dialog, nëse ai nis me gënjeshtra, intriga dhe shpifje atëherë nuk ka vend për dialog", tha Gjorge Ivanov, kandidat presidencial i VMRO-DPMNE.

Ivanov takoi sot mbështetësit e kandidaturës së tij, akademikë dhe profesorë të sferave të ndryshme ndërsa temë diskutimi ishin sugjerimet dhe idetë që duhen promovuar gjatë fushatës e cila fillon javën e ardhshme.

"U theksua nga të gjithë se këtë që po bëjmë, ta vazhdojmë ....të promovojmë mendimin pozitiv dhe idenë e mirë në Maqedoni. Përfundimisht në Maqedoni të flasim për gjëra të mira, për njerëz dhe ide të mira. Gjërat e mira janë në secilin plan dhe fushata do të jetë pozitive nëse i shfrytëzojmë shembujt pozitiv dhe njerëzit e mirë nga Maqedonia", shtoi Gjorge Ivanov.

Ai synon që fushatën e tij ta zhvillojë me një strategji krejt ndryshe nga pjesa tjetër e kandidatëve, duke sjellë një frymë pozitive, dhe pa promovuar ato që ai i quajti, mashtrime nga ana e kandidatëve të tjerë.
Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 27.02.2009 | 10:17
Lexuar: 540 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime