E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenca aktuale e Ivanovit ka publikuar të dhënat e arkivit që tregojnë firmosjen e kontratave të bashkëpunimit me 3 këshilltarë nga Sllovenia, të cilët kanë kryer studimet gjatë kohës kur Cërvenkovski ishte president. Për këtë angazhim, nga buxheti i shtetit janë nxjerrë 20.764.057 denarë ose 340.394 euro.
Anti-korrupsioni heton Cėrvenkovskin










Komisioni Anti korrupsion akuzon ish presidentin Branko Cërvenkovskin për shpenzimin e afro 500 mijë eurove vetëm për fushata për marrëdhënie me publikun.

Presidenca aktuale e Ivanovit ka publikuar të dhënat e arkivit që tregojnë firmosjen e kontratave të bashkëpunimit me 3 këshilltarë nga Sllovenia, të cilët kanë kryer studimet gjatë kohës kur Cërvenkovski ishte president. Për këtë angazhim, nga buxheti i shtetit janë nxjerrë 20.764.057 denarë ose 340.394 euro.

Këshilltarit të parë i janë paguar 8.305.626 denarë ose 136.157 euro.
Këshilltarit të dyta i janë paguar 5.149.482 denarë ose 84.417 euro.
Këshilltarit të tretë i janë paguar 7.308.949 denarë ose 119.818 euro.
“Lidhur me informatat e publikuara ditëve të fundit për zotin Branko Cërvenkovski i cili në veti të ish kryetarit të Maqedonisë ka harxhuar mjetet në sasi prej 500 mijë eurosh për marrëdhëniet me opinion.

Ne shpallëm interes kërkuan nga kabinetit kryetarit të tanishëm Gjorge Ivanov informatë të thuktë, kërkuam informatë edhe vetë nga Branko Cërvenkovski të tregojë se çfarë mendoi ai lidhur me këtë” tha Ilmi Selami, kryetar i komisionit shtetëror për anti-korrupsion. Kabineti i ish presidentit Cërvenkosvki i hodhi poshtë akuzat një ditë më parë, ndërsa sot edhe LSDM-ja, partia që ai drejton aktualisht i cilësoi ato manipulime të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.


“Edhe sot vazhdojnë manipulimet e rënda dhe pengesat e pushtetit, të cilat shihet se realizohen nën marionetën e Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së dhe Ivanovit. Sot, dalin në publik me të dhëna për shumën e përgjithshme të angazhimeve për këshilltarë gjatë gjithë mandatit të kryetarit Cërvenkovski, kurse dje u publikuan informata se vetëm në 2009-ën janë shpenzuar 500 mijë euro dhe sot vetë e vërtetuan se ka qenë gënjeshtër” tha zëdhënësi i LSDM-së Emiljan Stankoviq.

Komisioni Anti korrupsion pret informata edhe nga vetë ish presidenti Cërvenkovski për të vërtetuar gjendjen faktike dhe të dalë me konkluzionet rreth rastit. (Alsat-M)

Publikuar: 27.10.2010 | 18:05
Lexuar: 269 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime