Në takim, siç theksohet në kumtesë, dy bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe në ngjarjet aktuale të skenës politike në Maqedoni, me ç'rast Çaushogllu shprehu brengosje të madhe rreth ngjarjeve të fundit të cilat në formë të aferave destruktive, në opinion i lancojnë qarqe të caktuara formale dhe joformale.
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi sot në Strasburg u takua me kryetarin të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushogllu.
Në takim, siç kumtoi Kabenti i ministrit Xhaferi, kryetari Çaushogllu iu falënderua ministrit për pjesëmarrjen e tij në Sesionin e 19-të në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale dhe dërgoi urime deri tek Republika e Maqedonisë për kryesim të suksesshëm me Komitetin e ministrave në Këshillin e Evropës.
Në bisedimet, Çaushogllu theksoi se Republika e Turqisë mbetet mbështetës i madh i Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.
Në takim, siç theksohet në kumtesë, dy bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe në ngjarjet aktuale të skenës politike në Maqedoni, me ç'rast Çaushogllu shprehu brengosje të madhe rreth ngjarjeve të fundit të cilat në formë të aferave destruktive, në opinion i lancojnë qarqe të caktuara formale dhe joformale.
Më pas ai shprehu brengosje për ndikimin e tyre të padëshiruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në shtet dhe në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi, në Strasburg, merr pjesë në sesionin e 19-të të Kongresit të pushteteve lokale dhe rajonale, në emër të kryesuesit me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, në kuadër të kryesimit të Maqedonisë.