E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më tej vëzhgimet e tyre shkencore në kontekst të temës së seancave të djeshme i paraqitën, përveç të tjerëve, edhe studiuesit: Enriketa Papa, Angjelina Hamza, Rini Hyseini, Miftar Kryeziu, Visar Munishi, Vlora Fetaj-Berisha.
Etnologjia si formuese e identitetit kombėtar




Ragip Sylaj

Rreth 100 albanologë nga mbarë hapësira shqiptare me kontributet e tyre po e përmbushin manifestimin shkencor, Java e Albanologjisë që organizohet në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në këtë veprimtari janë ndërfutur të gjitha degët e këtij institucioni shkencor: Dega e Folklorit, Dega e Etnologjisë, Dega e Historisë, Dega e Gjuhësisë, Dega e Letërsisë. Ditën e parë (të hënën) Dega e Historisë mbajti dy seanca në temën “Folklori, krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndërmjet traditës dhe globalizimit”. Ditën e dytë (të martën), ndërkaq, Dega e Etnologjisë mbajti seancën skencore me temë, “Qasje etnologjike në kulturës shqiptare”.

Fjalën e hapjes së këtij sesioni e mbajti akademik Mark Krasniqi. Ai bëri thirrje për vazhdimin e studimeve dhe hulumtimeve nga fusha e Etnologjisë, me qëllim të ruajtjes së vlerave të traditave tona shekullore, në mënyrë që ajo t’i servohet gjeneratave të reja. Akademik Krasniqi theksoi se koha ka bërë hapa shumë të mëdhenj dhe se në qoftë se nuk ecim bashkë me kohën në fushën tonë etnografike, etnologjike do të mbesim prapa.

Zhvillimi ekonomik e sidomos zhvillimi teknik e ka bërë të veten, kështu që, shumë gjëra të traditës sonë që janë shumë të çmueshme, janë minutat e fundit kur mund t’i shënojmë dhe t’i bëjmë të përjetshme, të paktën në faqe të librave, sepse gjeneratat e vjetra përditë po shkojnë edhe ne gjithmonë marrim informata në fushën tonë nga gjeneratat që e mbajnë traditën, zakonet edhe të gjitha ato që i ka pasur tradita jonë, një kulturë shumë të pasur. Sipas Krasniqit, tradita jonë është aq e pasur dhe aq e moralshme, gjë të cilën asnjë popull tjetër nuk e ka në Evropë, siç janë: mikpritja, besa, tradita, toleranca përbërës të së kaluarën
sonë shqiptare.

Studiuesi Ukë Xhemaj foli për reflektimin e rrethanave shoqërore në subjektin krijues të vlerave kulturore. Mark Tirta - për vatrën si simbol i jetës në traditën shqiptare. Në fokusin e interesimit të Drita Statovcit ishte etnologjia dhe antropologjia kulturore në Republikën e Kosovës, ndërsa të Shpresa Siqecës - simbolika e motiveve në artizanatet e rajonit të Prizrenit. Më tej u paraqitën edhe kontribute të tjera shkencore nga etnologjia: “Kontributi i Koronelit për albanologjinë” (Pal Nikolli), “Disa aspekte të tabusë në traditën tonë popullore” (Bashkim Lajçi), “Ridefinimet e burrërisë në Kosovë: Vëllazëritë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (Nita Luci), “Lidhja midis etnologjisë dhe historisë” (Armanda Kodra), “Diversitet pikëpamjesh midis përfaqësuesve politike ballkanike, mbi origjinën dhe besimin e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920” (Lavdosh Ahmetaj).

Studiuesja Lumnije Kadriu u paraqit me kumtesën “Lokaliteti në kontekst të kozmopolitanizmit”, Olsi Lelaj – “Klasa, Shteti dhe Ideologjia: rrugëtim drejt një antropologjie të komunizmit në Shqipëri”, Arsim Canolli – “Filmi etnografik dhe studimet etnologjike shqiptare”, Zanita Halimi – “Fotografia si mjet i metodologjisë në fushën e antropologjisë kulturore”.

Më tej vëzhgimet e tyre shkencore në kontekst të temës së seancave të djeshme i paraqitën, përveç të tjerëve, edhe studiuesit: Enriketa Papa, Angjelina Hamza, Rini Hyseini, Miftar Kryeziu, Visar Munishi, Vlora Fetaj-Berisha.

Në kuadër të manifestimit Java e Albanologjisë, nesër me fillim në orën 10.00 do të mbahen dy seanca nga Dega e historisë në temën “Kryengritjet shqiptare të vitit 1910”, me ç’rast me kumtesat e tyre do të paraqiten specialistët e kësaj disipline të dijes.

Publikuar: 27.10.2010 | 22:39
Lexuar: 1942 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime