Përveç bukurive të natyrës, dëshirës për të bërë ski dhe fotografimit të pamjeve të mrekullueshme me borë, dimri sjell edhe vështirësitë në infrastrukturë. Vitin e kaluar disa nga fshatrat e veriut u izoluan, udhëtimi u ndërlikua, ku në disa akse pati edhe bllokime disa ditorë.
Dje në mëngjes erdhi bora e parë në malet e veriut. Një shtresë e zbehtë dëbore mbuloi peizazhin e mrekulluellueshëm të zonave malore të Kukësit. Ngjyrat e arta të vjeshtës akoma nuk janë zhdukur, por e bardha e dimrit nuk priti më shumë. Data 27 tetor shënoi trokitjen e parë të stinës së ftohtë.
Përveç bukurive të natyrës, dëshirës për të bërë ski dhe fotografimit të pamjeve të mrekullueshme me borë, dimri sjell edhe vështirësitë në infrastrukturë. Vitin e kaluar disa nga fshatrat e veriut u izoluan, udhëtimi u ndërlikua, ku në disa akse pati edhe bllokime disa ditorë.
Por, dje reshjet e para të dëborës në orët e natës së kaluar në rrethin të Tropojës nuk kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në zonat rurale të rrethit verior. Drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale të rrethit, Sherif Hasandoçi, tha se "kjo është rrjedhojë dhe e investimeve të kryera gjatë këtij viti për rikonstruksionin e akseve rrugore jo vetëm nacionale, por edhe ato rurale". Sipas tij, janë rikonstruktuar akset rrugore si Ura e Bujanit - Llugaj, 4 kilometra, Bujan- Bajram Curri me gjatësi 3 kilometra dhe Kam Tropojë - Qafë Prushi me gj
atësi 20 kilometra, të gjithë këto me fonde të buxhetit të shtetit. "Në funksion të udhëtarëve është dhe rruga Bajram Curri -Valbonë, përmes së cilës pretendohet që kjo zonë të mbetet e vizitueshme dhe në periudhën e dimrit",- tha kryetari i komunës së Margegajt Rexh Biberaj. Gjatë 20 viteve të fundit, veç riparimeve rutinë nuk është ndërhyrë në akset rrugore rurale të këtij rrethi. Në rrethin e Tropojës, rrugët rurale kanë një gjatësi prej 154 kilometrash dhe përmes tyre thuajse zonat rurale lidhen me qendrën e rrethit e me pjesën tjetër të vendit. Edhe në zonën malorore të Kukësit, në verilindje të vendit, mbi 1500 metra mbi nivelin e detit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës janë shfaqur reshjet e para të dëborës.
Dëbora ka rënë deri afër fshatrave që ndodhen mbi lartësinë e mbi1000 metrave mbi nivelit e detit, ndërsa trashësia e saj arrin në mbi 10 centimetra,- tha kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela. Pavarësisht dëborës së rënë, nuk ka asnjë shqetësim në fshatrat e thella të qarkut të Kukësit, veç temperaturave të ulëta që kanë përfshirë rajonin. Ndërkohë, pjesa tjetër e rajonit, gjatë orëve të natës, është përfshirë nga reshje të rrëmbyera të shiut, që kanë shkaktuar rrëshqitje të vogla të materialeve inerte në akset rrugore.