E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mirëmbajtjen e trupit të saj, ajo investon shumë kohë dhe mund, por duket se kjo më në fund i është shpaguar, pasi në një konkurrencë të fortë, duke përfshirë edhe Cheryl Tweedy, Halle Berry dhe Marilyn Monroe, pikërisht ajo është shpallur si aktorja me trupin më të bukur në botë.
Kur mundi shpaguhet







Jennifer Aniston është e njohur për kujdesin e madh për trupin e saj. Në mirëmbajtjen e trupit të saj, ajo investon shumë kohë dhe mund, por duket se kjo më në fund i është shpaguar, pasi në një konkurrencë të fortë, duke përfshirë edhe Cheryl Tweedy, Halle Berry dhe Marilyn Monroe, pikërisht ajo është shpallur si aktorja me trupin më të bukur në botë.

Jennifer Aniston

Jennifer nuk kursen para në pamjen e saj, derisa një vëmendje të veçantë i kushton edhe asaj se çfarë konsumon. Dhe kur të gjitha këto kombinohen edhe me ushtrime të rregullta fizike, atëherë rezultati final është një trup i përsosur. Mëkat që në dashuri nuk po i ecën aspak mirë.

Cheryl Tweedy

Miqtë dhe familja e saj ishin frikuar se pas dështimit të martesës së saj me futbollistin Ashley Cole për shkak të tradhtisë së këtij të fundit, Cheryl do të binte në depresion të thellë dhe do ta linte pas dore përkujdesjen ndaj trupit të saj. Por kjo nuk kishte ndodhur dhe ajo tani duket më mrekullueshëm dhe më seksi se kurrë më parë.

Halle Berry

Halle Berry ka të gjitha arsyet për të qenë e lumtur, pasi tani është e dashuruar në aktorin dhe modelin e bukur Olivier Martinez. Dhe është pikërisht trupi i saj jashtëzakonisht seksi dhe i formësuar, që e ka joshur aktorin në fjalë. Edhe Halle investon shumë në dukjen e saj.

Carmen Electra

Edhe pse tashmë është 38-vjeçe, bukuroshja Carmen Electra ka një trup me të cilin çmend shumë meshkuj. Dhe sekreti i trupit të saj vital dhe seksi, siç rrëfen ajo, është të ushqyerit e shëndetshëm, si dhe vallëzimi erotik në shtyllë striptizi, të cilin e bën në mënyrë të përsosur.

Publikuar: 28.10.2010 | 04:39
Lexuar: 1054 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime