Përse disa njerëz janë shumë më joshës dhe simpatikë krahasuar me disa të tjerë? Sipas një studimi të fundit, pamja e bukur dhe karizma vendosen para se ne të vijmë në jetë.
Rrëfim jetësor
Përse disa njerëz janë shumë më joshës dhe simpatikë krahasuar me disa të tjerë? Sipas një studimi të fundit, pamja e bukur dhe karizma vendosen para se ne të vijmë në jetë.
Njerëzit e bukur dhe tërheqës kanë gjithçka. Kur janë foshnja marrin gjithë komplimentet dhe vëmendjen e prindërve dhe familjarëve. Gjatë viteve të shkollës janë shumë popullorë dhe në qendër të vëmendjes dhe kanë më pak shanse se të tjerët që të lihen mënjanë. Dhe kur rriten kanë më shumë partnerë seksualë dhe kanë më shumë shanse për tu martuar. Punët shkojnë mirë edhe në sferën profesionale.
Ata kanë punë më të mira dhe paguhen më shumë. Ekziston gjithashtu një perceptim se bukuroshët në shumë raste janë edhe më të shëndetshëm, më të zgjuar dhe më të besuar dhe nëse vendosin që të bëhen politikanë, kanë një sukses të padiskutueshëm pikërisht falë karizmës së tyre dhe besimit që ngjallin te të tjerët. Po përse disa njerëz shihen si joshës dhe disa të tjerë jo? Dhe mbi të gjitha përse ne i konsiderojmë disa tipare tërheqëse dhe disa të tjera jo?
Sipas një studimi të fundit, gjithçka mund të ndodhë për shkak të antioksidantëve dhe stresit oksidativ.
Çfarë zbulojnë psikologët?
Psikologët kanë zbuluar se meshkujt të cilët janë konsideruar si fizikisht më tërheqës në krahasim me meshkuj të tjerë, kanë nivele më të ulëta të stresit oksidativ. Ky zbulim ka një sërë implikacionesh të rëndësishme, deklaron mjeku që ka drejtuar studimin. Ato përkojnë me idenë që gratë konsiderojnë tipare të caktuara si tërheqëse, për shkak se këto tipare lidhen me një sasi stresi më të vogël. Të qenit tërheqës ka qenë prej kohësh burim mrekullimi dhe misteri për psikologët, antropologët, shkencëtarët që merren me çështjet e mënyrës së të sjellurit e të tjerë. Disa janë marrë me avantazhet jetësore që kanë ata individë të cilët kanë një dukje tërheqëse dhe kanë karizëm, ndërsa të tjerë janë marrë me mënyrën se si ne njerëzit në përgjithësi vlerësojmë që një tipar është tërheqë, dhe një tjetër nuk është.
Një shkollë mendimi thotë se tërheqja pas disa tipareve të veçanta nuk është diçka që ne e mësojmë, por është diçka që ka evoluar me kohë si një mënyrë e dallimit të formave virile nga ato të brishta. Kjo teori evolutive mbështetet nga një sërë studimesh, përfshi edhe studimet që tregojnë se një foshnjë që sapo vjen në jetë ka preferencën e saj ndaj tipareve të caktuara, dhe kryesisht për fytyrat e bukura dhe tërheqëse. Një fakt i tillë sugjeron se tërheqja fizike mund të shërbejë si një sinjal biologjik i shëndetit të mirë. Në lashtësi, aftësia e të zgjedhurit të një individi me tipare tërheqëse si partner kishte një domethënie të madhe në lëmin e mbijetesës. Shumë studime janë përqendruar në tiparet individuale të tërheqjes, nga flokët e verdhë, te gjatësia e këmbëve, trashësia e mesit, gjerësia e shpatullave, por ndërkohë në thelb të të gjithave qëndron asimetria.
Një numër i madh studimesh tregojnë se njerëzit që kanë një simetri bilaterale, pra ata që kanë tipare simetrike në të dy anët e trupit, konsiderohen si më atraktivë. Ndërsa njerëzit që kanë një mungesë simetrie në pjesë të ndryshme të trupit, duke filluar nga tiparet e fytyrës e deri tek ato të pjesëve të trupit, të krijojnë idenë se në një fazë të caktuar të rritjes kanë pasur probleme dhe si pasojë nuk janë tërheqës në atë masë që janë simetrikët. Në termat evolutivë dhe ato të mbijetesës, një burrë apo një grua me tipare jo simetrike konsiderohet që të jetë më pak robust dhe tërheqës dhe si pasojë më pak i preferuar si një partner i mundshëm. Radikalet e lira mund të mbahen nën kontroll nga antioksidantët, por nëse ka një mbingopje radikalësh, stresi oksidativ që prodhohet si pasojë mund të dëmtojë ADN-në dhe indet e ndryshme.
Stresi oksidativ mendohet të jetë një nga shkaqet kryesore të mutacioneve dhe të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes dhe të sëmundjeve të ndryshme, përfshi edhe vetë kancerin. Mbiprodhimi i radikaleve të lira dhe si pasojë stresi oksidativ që prodhohet më pas mund të shkaktohen nga një numër faktorësh. Një prej tyre është pirja e duhanit nga ana e nënës gjatë muajve të shtatzënisë, apo pasja e infeksioneve nga ana e saj që shkaktojnë dëmtime të fetusit, por shkaqe mund të jenë edhe obeziteti apo diabeti, gjithmonë i nënës. Në studimin e fundit, psikologët e
Universiteti në New Mexico
Universitetit në New Mexico kanë kërkuar për shenja të stresit oksidativ në personat e moshës 18 deri në 38 vjeç. Për këtë janë matur dhe krahasuar me njëri-tjetrin 10 tipare dyshe të meshkujve, duke filluar me veshët e duke përfunduar me kyçet e duarve apo vetullat. Edhe urina e meshkujve është matur dhe bashkë me të edhe erërat e ndryshme të trupit, si ajo e këmbëve apo e djersës. Urina është analizuar për shkak të matjes së pranisë së stresit oksidativ te hormonet. Gjithashtu subjektet janë pyetur në lidhje me anomali të ndryshme gjatë lindjes, si lindja e parakohshme, që është gjithashtu një nga shkaqet e shtimit të stresit oksidativ tek individët. Më në fund, një grupi femrash u është kërkuar që të rendisin pamjet e meshkujve të sipërpërmendur, duke vënë në krye të klasifikimit meshkujt më simpatikë dhe tërheqës si për sa u përket tipareve të fytyrës, ashtu edhe tipareve të trupit.