E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Po përse gjoksi i madh u pëlqen shumë meshkujve ose më mirë pjesës më të madhe të tyre? Seksologët shpjegojnë se gjoksi është objekt dëshirash i të porsalindurve që nga vitet e para të jetës.
Gjoksi si mjet joshjeje





Te disa, kjo dëshirë, që shpesh lidhet me kujtimet për nënën kur ishin të vegjël, vazhdon të mos ndryshojë edhe në moshë të rritur. Kjo është arsyeja kryesore se përse burrat tërhiqen nga gjoksi i madh. Me kalimin e moshës, dihet që gjoksi nuk mund të jetë më i bukur si dikur.

Por nuk është e thënë që edhe në këtë kohë një gjoks i tillë të mos ketë adhuruesit e vet: mjaftojnë pak ngjyra dhe një penel për ta shndërruar në një vepër arti. Mes spektakleve të para, ku femrat kanë dalë me gjoksin zbuluar është pikërisht kabareja e “Moulin Rouge”, lokali i famshëm parisien i hapur në vitin 1870. 60 balerinat e tij në atë kohë kishin karakteristika fizike thuajse perfekte. Të gjata 1.75 cm, një gjoks jo shumë të madh, një përgatitje të madhe në kërcimet klasike dhe shumë vullnet.

Këto kritere zbatohen ende sot. Gjoksi është mjet joshjeje në shumë kultura: përfaqëson esencën femërore dhe një mjet erotik shumë të fortë. Kjo tërheqje ka nisur herët, që kur meshkujt nisën të ndjenin kënaqësinë gjatë marrëdhënieve intime. Gjoksi më i madh në botë është ai me numër 9 dhe i përket brazilianes Sheyla Hershey, që ka hyrë në librin “Guinness”. Por për të arritur deri këtu, Sheyla-s iu desh t’u nënshtrohej plot 9 ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjoksi më i madh natyral është ai i amerikanes 50-vjeçare, Norma Stitiz.

Publikuar: 28.10.2010 | 14:26
Lexuar: 2068 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime