E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli i komunës së Tetovës, javën e ardhshme do të zhvillojë seancën e 47të me radhë. Në këtë seancë këshilltarët tetovar pritet të diskutojnë disa raporte vjetore si dhe për realizimin e buxhetit të komunës për vitin e kaluar.
Tetova pėr vitin 2009 planifikon 400 mijė euro investime nė arsim











Tetova për vitin 2009 planifikon 400 mijë euro investime në arsim.
Financimi i i tyre do të bëhet me mjete nga buxheti i komunës, Ministria e Arsimit si dhe nga donacione të tjera.


Këshilli i komunës së Tetovës, javën e ardhshme do të zhvillojë seancën e 47të me radhë. Në këtë seancë këshilltarët tetovar pritet të diskutojnë disa raporte vjetore si dhe për realizimin e buxhetit të komunës për vitin e kaluar.

Pritet që drejtuesit e Sektorit për financa dhe buxhet të prezantojnë një raport më të detajuar në lidhje me këtë çështje. Përveç raportit mbi punën e Këshillit të Komunës në vitin e kaluar, këshilltarët do të kenë para vetes për shqyrtim edhe raportet vjetore për punën e ndërmarrjeve publike "Tetova" dhe "Geoinzhenering".

Një ndër çështjet që pritet të ngjall diskutim do të jetë programi i Komunës së Tetovës për vitin 2009 në fushën e arsimit, kulturës, sportit dhe rekreacionit. Në fushën e arsimit sipas programit për vitin 2009 është paraparë një investim prej afro 400 mijë euro edhe atë për arsimin fillor dhe atë të mesëm.

Financimi i aktiviteteve të përcaktuara në planprogramin e komunës për vitin 2009 do të bëhet me mjete nga buxheti i komunës, Ministria e Arsimit si dhe nga donacione të tjera. Shpërndarja e mjeteve do të bëhet me vendim të posaçëm pas rebalancit të buxhetit komunal për vitin 2009.

Po ashtu në këtë seancë këshilltarët do të diskutojnë edhe për planin e veprimit në trajtimin e personave me aftësi të kufizuara për periudhën 20092011 si dhe për propozim vendimet për miratimin e ndryshimeve në planet detale urbanistike për blloqet banesore 44, 67 dhe 90 në Tetovë.

Javorja Monitor

Publikuar: 28.02.2009 | 07:32
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime