E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gajtner këtë e propozoi muajin e kaluar në mbledhjen e FMN-së në Uashington, e pastaj edhe në letër të dërguar deri te ministrat e financave të G20.
Arrihet marrėveshje pėr ndryshim tė pėrfaqėsimit nė FMN





Anëtaret e Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara dhe shteteve me zhvillim të përshpejtuar ekonomik (G20) arritën marrëveshje rreth përfaqësimit më të madh të vendeve në zhvillim në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), pasi që SHBA-ja hoqi dorë nga kërkesa që ky ndryshim të ndërlidhet me qëllimet për balanc tregtar.

Ministri amerikan i Financave, Timot Gajtner paraprakisht e parashtroi idenë për ndërlidhje të masave për kufizim të suficitit dhe deficitit të pagesave vijuese në përqindje të cakuar nga bruto prodhimi vendor, me ndryshimet e orarit të së drejtës së votës në FMN.

Gajtner këtë e propozoi muajin e kaluar në mbledhjen e FMN-së në Uashington, e pastaj edhe në letër të dërguar deri te ministrat e financave të G20.

Megjithatë, ideja e këtillë befasoi shumë dhe hasi në indinjatë në tregjet në zhvillim, të cilat gjatë kohë kërkojnë rritje të pjesës së tyre në FMN. Në këtë ide më shumë u kundërshtuan vendet, të cilat kanë suficite të mëdha tregtare, siç janë Kina, Rusia, Gjermania dhe Arabia Saudite.

Informacioni se SHBA-ja tërhiqen nga ideja e këtillë erdhi nga persona zyrtarë në vendet në zhvillim, të cilët marrin pjesë në bisedime. Sipas tyre, deri te ndryshimi i qëndrimit amerikan ka adhur në mbledhjen para dyerve të mbyllura të ministrave të financave tlë vendeve të G20, që u mbajt më 23 tetor në Korenë Jugore.

Në mbledhje Evropa pranoi të lëshojë dy vende në panelin 24 anëtarësh, me ç'rast është lënë kohë prej dy vjetëve të vendoset se cilat vende do t'i fitojnë.

Publikuar: 29.10.2010 | 08:47
Lexuar: 477 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime