Sulmuesi i Interit, Diego Milito i ka falënderuar të gjithë tifozët zikaltër si dhe ata të kombëtares së Argjentinës, të cilët i kanë dhënë përkrahjeje të madhe, pasi u bë e ditur se emri i tij nuk gjendet në listën e kandidatëve për ta fituar Topin e Artë
Mendoj se e kam merituar të jem së paku në mesin e futbollistëve të cilët konkurrojnë për këtë çmim. Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit, të cilët privatisht apo nëpërmjet internetit më kanë dërguar mesazhe mbështetëse, falë të cilëve e kam më të lehtë ta tejkaloj këtë situatë, ka theksuar Milito, i cili brenda një viti fitoi katër trofe me Interin.