Por, edhe përkundër këtyre kërkesave,18 vjeçarja një myslimane e denjë ka theksuar se do të mbetet pa patentë shofer dhe nuk do të heq traditën e saj fetare, gjegjësisht mbulojën në kokë, për t`iu dedikuar fesë islame.
Margarita Bajrami nuk do të mund të marrë patentë shoferin në qytetin e Pulas në Kroaci, në rast se nuk do të dorëzojë fotografi pa mbulojë.
Ministria e Brendshme e Kroacia ka refuzuar që t'i jap patentë shoferin 18 vjeçares Margarita Bajrami, për shkak të fotografive të dorëzuara me mbulojë në kokë.
Asaj i është urdhëruar që të dorëzojë foto pa mbulojë, në rast se do të dëshironte të përfitonte patentë shoferin. MPB e Kroacia është thirrur në nenin 6 të rregullores për dhënien e patentë shoferit, ku theksohet se poseduesi i patentë shoferit duhet të fotografohet në tërësi, pa mbuluar pjesët e kokës.
Por, edhe përkundër këtyre kërkesave,18 vjeçarja një myslimane e denjë ka theksuar se do të mbetet pa patentë shofer dhe nuk do të heq traditën e saj fetare, gjegjësisht mbulojën në kokë, për t`iu dedikuar fesë islame.
"Më me dëshirë do të rrija pa patentë shoferi dhe pa makinë, sesa të dilja në publik pa mbulojë, është cituar të ketë thënë Margarita Bajrami për të përditshmen kroate, Jutarnji List.
Klerikët lokalë myslimanë kanë dënuar këtë rast duke thënë se patentë shoferë u janë lëshuar femrave tjera myslimane me mbuloja në rajone tjera të Kroacisë.
Familja e saj edhe përkundër pagesave të larta për patentë shoferin, ka bërë të ditur se do të shqyrtojë vendimet në të ardhmen dhe nuk kanë konfirmuar se a do të ngrisin padi ndaj shtetit.