E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në parim, inteligjenca ekonomike shërben për të mbrojtur sistemet prodhuese dhe avantazhet krahasuese të çdo vendi apo zone tregtare të veçantë.
Lufta treshe




ARMIN TIRANA

Inteligjenca ekonomike ka ecur gjithmonë me hap të njëjtë me të gjitha format e tjera të inteligjencës. Në pjesën më të madhe të rasteve konsiderohej një instrument mbrojtjeje i ekonomisë kombëtare dhe penetrimi e njohjeje i inisiativave ekonomike të të tjerëve. Më poshtë, nënvizohen ndryshimet e inteligjencës ekonomike në kohën e tregut global që ia ka spostuar aksin operativ: përtej sigurimit të informacionit, duhet të synojë që të influencojë dhe kushtëzojë opinionet publike të jashtme, mund të thuhet se fitimi i zemrave dhe i mendjeve të vendit shënjestër. Nga ana tjetër, economic warfare nuk njeh kufizime në ndjekjen e interesit parësor të vendit të vet dhe inteligjenca, si gjithmonë, luan një rol themelor.

Në parim, inteligjenca ekonomike shërben për të mbrojtur sistemet prodhuese dhe avantazhet krahasuese të çdo vendi apo zone tregtare të veçantë. Kështu, nëqoftëse modeli rikardian i tregtisë ndërkombëtare parashikon që të gjithë nxjerrin përfitime nga shkëmbimet ekonomike midis vendeve të ndryshme, inteligjenca e strukturave prodhuese është e lidhur me stabilizimin e avantazhit krahasues, me mbrojtjen e tregjeve finale të produkteve - kyçe të formulës prodhuese të një vendi, me zvogëlimin e kostove politike, kulturore dhe sociale të menaxhimit të tregjeve finale, së fundi me krijimin e një varësie strukturore midis cikleve ekonomike të vendit - shënjestër respektivisht vendit me avantazhe më të mëdha krahasuese. Inteligjenca ekonomike është soft power i varësisë dhe krijon asimetri informative dhe tregtare që tentojnë ta arrisin, ceteris paribus, fitimin neto të mallrave dhe shërbimeve të futur në treg apo në vendin e varur.

Kështu, që bëhet fjalë për një model klasik, si teoria rikardiane që e justifikon. Por, sot sistemet prodhuese janë përhapur dhe nuk mund të identifikohen me një vend të vetëm, ekonomia është dematerializuar në mënyrë progresive, fluksi i informacioneve strategjike tashmë është global, prodhimi i mallrave po transferohet në vende të "treta" apo në zonën aziatike dhe pesha e konsideratave financiare ndaj kompleksit të zgjedhjeve ekonomike është më i madh nga sa nuk ishte me kapitalizmin e mallrave. Avantazhi i krahasuar merr sidomos një rëndësi strategjike, politike dhe kulturore, ndërsa fluksi i mallrave amplifikohet në një nivel tashmë botëror dhe rezulton i papërtypshëm me krijimin e barrierave, tarifare ose jo, ndaj hyrjes së mallrave dhe shërbimeve.

Kështu, kemi kaluar nga një intelligence ekonomike në pozicion mbrojtës, ku qëllimi i operacioneve ishte ruajtja e një avantazhi krahasues sa më gjatë të ishte e mundur, edhe me mekanizma mbrojtëse të dukshme, në një economic warfare sulmues, ku mekanizmat e kushtëzimit ndaj konsumit dhe ndaj pranimit të mallrave e shërbimeve në kushte kuazimonopoli pajisen me mekanizma të perception management.

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara e përkufizon perception management si një seri "informacionesh për t'u drejtuar apo ndaluar opinioneve publike të huaja për të influencuar emocionet e tyre, motivacionet e tyre dhe procesin racional në mënyrë që klasat drejtuese apo intelligence vendëse të jenë të drejtuara ndaj sjelljesh të favorshme, ndaj interesave të filluesit të procesit të perception management". Kështu, nuk bëhet fjalë për të mbrojtur një treg apo një avantazh krahasues, tashmë objektiv pothuajse i pamundur në sistemin e globalizuar, por për të nxitur qëndrime edhe joekonomike që çojnë në qëndrime ekonomike të dobishme për filluesin e procesit të transformimit të perceptimit. Ka mbaruar ndarja e prerë midis luftës dhe paqes, ka perënduar fraktura midis luftës ekonomike dhe konfliktit ushtarak, tashmë është e papërfillshme diferenca midis psywar me karakter politik e strategjik dhe infowar e tipit tregtar.

Diferenca midis infowar ekonomik dhe psywar gjeopolitik përcaktohet rast pas rasti, në dozimin e vëmendshëm midis elementëve të një paradigme ushtarake, ekonomike, psikopolitike.

Luftërat fitohen, ndoshta pa e shkrehur një fishek, duke nxitur në vendin e varur stilet, mënyrat e jetesës, konsumet dhe modelin e komunikimit politik që përshtaten më shumë me interesat e vendit "origjinues". Teknika më e zakonshme për ta krijuar këtë deformim perceptues është ai që në Psikologjinë e Formës (Gestaltpsychologie) përcaktohet si diferencë midis "sfondit" dhe "imazhit". Nëqoftëse mësohet që të njihet një figurë e caktuar në sfond, me të njëjtin mekanizëm nxitet në sjellje një diferencë midis aspektesh të rëndësishme, objektivash veprimi dhe elementësh dytësorë apo të rastësishëm.

Natyrisht, e gjitha kjo nuk e përjashton një proteksionizëm faktik sipas rregullave më të rëndomta të shtetit - komb të Tetëqind - Nëntëqindës. Vendet që kanë avantazhe më të mëdha krahasuese në disa teknologji, si informatika e evoluar, bioteknologjitë, telekomunikacionet, i mbrojnë këto asset me kriteret e një economic warfare sulmues: i monopolizojnë në fakt tregjet finale, duke përdorur korrupsionin e klasave drejtuese vendase, favorizojnë mbrojtjen e tregjeve finale të mallrave të tyre me asset kolaterale të favorshme, si në planin gjeopolitik, ashtu dhe në sektorë ekonomikë të ndryshëm nga ato në të cilën kanë nevojë të ruajnë teknologjitë kryesore të tyre. Korrupsioni i élites, përhapja e stilemave masive shpifëse, ndalimi i përhapjes së sukseseve të arritura nga vendi - shënjestër janë pastaj një teknikë komplekse dhe e kodifikuar, që shërben për të krijuar një varësi simbolike dhe ekonomike të vendit më të dobët.

Ekziston një nation branding sulmues, që shpartallon besueshmërinë e tregjeve drejt një vendi të caktuar dhe e ngushton appeal global të prodhimeve të tij me avantazh më të madh krahasues. Economic warfare sulmues përhap mënyra jetese, stilema, paradigma sjelljeje që kristalizojnë formulën prodhuese dhe politike më të favorshme për vendin fillestar të perception management. Për sa i përket përdorimit politik të kolateraleve ekonomike, të mendohet për përdorimin e klauzolës të most favoured nation në të drejtën tregtare amerikane apo për mekanizmat e mbrojtjes ekonomike dhe të mbështetjes ndaj prodhimit bujqësor të Bashkimit Europian. Ajo që nuk mbrohet më nga barrierat jotarifore nxitet nga barrierat psikologjike dhe politike të krijuara nga economic warfare dhe nga menaxhimi i perceptimeve.

Në planin monetar, duke qenë se paraja është një aset tejet simbolik, teknikat e luftës ekonomike aktuale kanë të bëjnë me këto elementë parësorë: blerjen e kapitaleve të freskëta për të mbështetur borxhin publik ose për bizneset, duke qenë se sot konkurrenca monetare bazohet mbi blerjen, më përpara dhe më mirë se të tjerët, të masave të mëdha të likuditetit që përshkojnë tregun - botë, dhe në radhë të dytë nga ndalimi i kësaj mase shtesë kapitalesh për disa shtete konkurrente.

Veç kësaj, është i rëndësishëm menaxhimi i diferencialëve midis valutave në mënyrë që të modifikohen si çmimet finale, ashtu dhe borxhi publik i vendit - shënjestër, pse jo dhe menaxhimi i lajmeve financiare të rezervuara në mënyrë që të influencojnë elitat dytësore.

Së fundi dhe nuk është sigurisht gjë e pakët, dominance në luftën ekonomike dhe financiare fitohet duke u boshatisur nga likuditeti dhe duke e fituar, vende dhe zona që janë jo homogjene ndaj sistemit prodhues të tyre ose që krijojnë barriera jotarifore të tepruara ndaj penetrimit të mallrave dhe kapitaleve të vendit fillues të infowar ekonomike. Nga kjo pikëpamje, kriza e "tigrave aziatikë": në vitin 1997 ka qenë domethënëse.

Lufta ekonomike aktuale është midis Kinës, "fabrika e botës", Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Pekini mban aktualisht 895 miliardë tituj amerikanë, sipas të dhënave të marsit 2010, pasuar nga Japonia me 784.9 miliardë dhe pas Britanisë së Madhe, nga vendet eksportuese të naftës në zonën e OPEC-it me 229.5 miliardë. Kriza greke ka qenë fillimi i krizës së Bankës Qendrore Europiane, që është thesari i Bankës Qendrore të Athinës.

Rënia e bilancit grek është menaxhuar nga një sistem informativ që ka mbuluar një ekspozim të borxhit të jashtëm të Athinës të mbajtur në masën 70 përqind jashtë Greqie, ndërsa titujt e saj janë shitur për mbi 20 miliardë euro (deri me 25 janar 2010) për ato për 5 vjet, me përqindje fikse.

Bankat e vendeve jugore europiane posedojnë bonds greke, për shembull, ato portogeze kanë aktive greke për 23 përqind të tyre, ndërsa Franca është në 13 përqind së bashku me Irlandën, për pronësinë e asset greke në kapitalin bankar. Dhe kështu, për shembull, rënia me 50 përqind e vlerës së borxhit të Athinës do t'u kushtonte bankave të Lisbonës humbjen me rreth 12 përqind të kapitalit të tyre. Borxhi i Spanjës, Greqisë, Portogalisë ndaj bankave europiane është me 800 miliardë euro, me Hollandën, e cila me 100 milionë kredite, ka ekspozimin më të madh respektivisht të GDP-së së saj. Ekspozimet reciproke të bankave europiane janë zakonisht mbi 12 përqind.

Kështu, në planin e economic warfare, problemi është i thjeshtë: vendet mbajtës të surplus tregtar, që është burimi i vetëm që gjeneron sot likuiditet real, janë të sulmuar ose nga euro, nëqoftëse vijnë nga zona amerikanoveriore, ose nga dollari amerikan, "kundërmonedha" e euros, duke parë që monedha e vetme europiane është tashmë e para respektivisht monedhës amerikane për menaxhimin e pagesave ndërkombëtare dhe të bonds të jashtëm.

Në fund të vitit 2006, 40 përqind dhe 30 përqind e të gjitha depozitave qenë në euro, e cila është statistikisht më e qëndrueshme se dollari amerikan. Të sulmosh Greqinë, pasi e kishe "droguar" me tituj kolateralë ndaj borxhit sovran, do të thotë të sulmosh euron dhe në mënyrë të veçantë Gjermaninë, e cila ka një surplus tregtar në rritje, deri në 17.2 miliardë euro me të dhënat e marsit 2010.

Më shumë surplus, më shumë kapacitet shkëmbimi të favorshëm dhe mundësi për të tërhequr kapitale të rinj, më shumë deficit, tërheqje më e pakët e strukturave prodhuese kombëtare. Deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara, në 12 maj të vitit 2010, ka qenë me 40.4 miliardë dollarë. Kështu "operacioni euro" është tashmë patjetër i nevojshëm: shmang rritjen e një zone ekonomike të aftë që të sfidojë Shtetet e Bashkuara dhe aksioni ndaj borxhit grek e shtrëngon Gjermaninë dhe zonën më të evoluar ekonomikisht të Bashkimit Europian që ta mbështesin borxhin e Athinës për të shmangur rënien e monedhës së përbashkët europiane, që i ka mundësuar pikërisht Gjermanisë një "zhvlerësim faktik" që e ka vlerësuar respektivisht edhe konkurrentëve të saj infra-Bashkim Europian. Skenaret kanë kështu një probabilitet të lartë për t'u realizuar shpejt. Berlini rikrijon një deutschmark të tij, të besueshëm, por të privuar nga konkurrenca ndaj dollarit, që për të lejuar "deficitin e dyfishtë" (bilanc i llogarive korrente + llogari publike) duhet të mbesë i qëndrueshëm, por i privuar nga rayonnement gjeopolitik, gjë që do t'i mundësonte Gjermanisë të shmangte bailout e ardhshëm prej 3 miliardë eurosh borxhe të "Club Med" europian, me një ekspozim të bankave gjermane ndaj zonës prej 500 milionësh. Por, kjo do të thotë të provincializosh ekonominë gjermane, ndërsa Kina kthehet për të blerë tituj shtetërorë amerikanë, kur ekonomia amerikane kthehet duke shënuar tregues pozitivë.

Lufta ekonomike, siç e kemi parë, është sot një luftë për të fituar resurse gjithnjë e më shumë të pakta, si likuiditeti. Skenari 2 implikon në fakt braktisjen e euros nga ana e ekonomive "Club Med". Pasja e mundësisë për të gjeneruar lirisht inflacion do të ishte zgjidhja në Athinë për t'i bërë shtetasit e saj të paguajnë borxhet dhe të shmangin diskekuilibrin monetar me euron dhe vendet e referimit të saj. Nëqoftëse vendimmarrësit amerikanë dhe gjermanë në fazën e luftërave ballkanike të pas 1989 kanë imponuar një gjeopolitikë ndarjeje për të krijuar vende mjaft të vegjël sa të penetrohen ekonomikisht nga Berlini apo nga Uashingtoni dhe për të shmangur një linkage midis fuqive të mesme ballkanike dhe Federatës Ruse, sot ndarja është një "strategji jo e drejtpërdrejtë" e tipit gjeoekonomik, për të ndarë më dysh zonën e euros dhe për të shmangur që monedha unike e Bashkimit Europian të mund të bëhet konkurrente e drejtpërdrejtë e dollarit amerikan dhe, së fundi, lender of last resort në shkëmbimet ndërkombëtare. Aspekti tjetër gjeopolitik me të cilin duhet të ndeshemi është ai i economic warfare i terrorizmit qaedist.

Qysh nga themelimi i saj, organizata e Osama bin Ladenit do të krijojë një destrukturim të sistemit ekonomik europian dhe atij të Shteteve të Bashkuara, që i lidh ekonomitë perëndimore me ciklin e naftës dhe mundëson ndërkohë një shpenzim të fuqishëm në aksione ushtarake, ndihma, mbështetje për vendet "mike" të Perëndimit që të hedhë në erë llogaritë publike kombëtare, në kushte sidomos të një oil burden të fortë, dhe të izolojë ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian nga fluksi i kapitaleve të reja që gjenerohen në aksin midis Kinës, Azisë Qendrore, Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme. Linja e Osama bin Ladenit është ajo e rrethimit ekonomik e financiar, që të mund të kalojë më pas në themelimin e Kalifatit dhe në destrukturimin e sistemit gjeoekonomik fillimisht europian dhe më pas amerikanoverior.

Strategjitë e ndryshme të al Qaedas në zonat magrebase, në Bririn e Afrikës, në Lindje të Mesme dhe në Jemen janë pasqyrim i këtyre zgjedhjeve të ndryshme të gjeoekonomisë nga ana e terrorizimit islamik.

Publikuar: 29.10.2010 | 09:15
Lexuar: 489 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime