Vendosja e llogaritjes verore e kohës ka qenë proces i gjatë dhe shpesh herë është ndërruar gjatë vitit. Gjithçka ka filuar me Benxhamin Frenklin, i cili ka qenë delegat amerikan në Francë, në vitin 1784 e ka shkruar eseun "Projekti ekonomik".
Llogaritja verore e kohës mbaron të dielën, më 31 tetor, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, ashtu që në orën tre pas mesnate në realitet do të jetë ora dy.
Vendosja e llogaritjes verore e kohës ka qenë proces i gjatë dhe shpesh herë është ndërruar gjatë vitit. Gjithçka ka filuar me Benxhamin Frenklin, i cili ka qenë delegat amerikan në Francë, në vitin 1784 e ka shkruar eseun "Projekti ekonomik".
Kalimi në nga koha verore ndaj kohës dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916, në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tash ajo është vendosur në 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe, duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë për herë të parë e vendos llogaritjen kohore. Fillimisht marrëveshja ka qenë që orët të zhvendosen pas 20 minutave gjatë katër javëve në vazhdimësi, gjegjësisht gjithsej 80 minuta. Shkak ka qenë, njejtë si edhe sot, më shumë të shfrytëzohet drita e diellit gjatë mbrëmjes, ndërsa më pak dritë të mbetet e pashfrytëzuar gjatë mëngjesit, por e gjithë kjo mos të jetë shumë drastike.
Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, me arsyetim se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshatshmëria e njerëzve dhe dita e punës është më efikase.
Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera në Evropë nga viti 2002 caktuan koha verore të fillojë javën e fundit nga marsi dhe të përfundojë javën e fundit të tetorit.
Zhvendosja e kohës më shumë raste bëhet natën mes të shtunës dhe të dielës, me qëllim të mos shkaktojë probleme më të mëdha për orarin e punës.
Islanda është vendi i vetëm evropian, e cila nuk e vendosi llogaritjen dimërore dhe verore të kohës.
Nga viti 2007 amerikanët e ndërruan mënyrën në të cilën e llogarisin kohën, gjegjësisht fillimin dhe fundin e llogaritjes verore kohore, ashtu që ata i ndërrojnë orët fundjavën e dytë të marsit dhe fundjavën e parë të tetorit.
Në hemisferën jugore fillimi dhe fundi i kohës verore është e kundërt në krahasim me atë veriore.