E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Piktura, që qëndron e varur në hollin e vilës së familjes Zoica, fikson pikërisht një moment të tillë, që për Majlindën evokon një nostalgji të veçantë. Nisur nga këto, ajo mendon se kjo traditë duhet ruajtur dhe çuar më tej.
Prodhimi i kostumeve popullore... ! njė zanat fitimprurės









-Profil-

H.Koçi


- Nëntë vjet më parë, teksa kthehej nga emigrimi në Greqi bashke me familjen, Majlinda Zoica, ndoshta nuk e mendonte se shumë shpejt do t'i hynte zanatit dikur mjaft të përhapur në fshatin e saj në Nartë, 7 km në veriperëndim të Vlorës.

"Shihja kostumet që vishnin të moshuarat e fshatit dhe mendoja se ato mund të prodhoheshin si dikur", thotë Majlinda për ATSH-në.

Ajo tregon se fshati Nartë ka një traditë të veçantë në prodhimin e kostumeve për vajzat dhe gratë. Dikur, ato i realizonin vetë këto kostume në banesat e tyre. "Çdokush prej femrave, krahas punëve të tjera të shtëpisë, qepte dhe veshjet e veta me gjilpërë dhe bizë, të cilat ishin produkt i fantazisë së tyre", kujton Majlinda.

Deri në vitin 1990, në fshatin e saj të gjitha gratë, vajzat dhe të moshuarat mbanin të veshur kostumet popullore. Kjo ishte edhe veshja e tyre e përditshme, ndoshta si në asnjë fshat tjetër të vendit. "Këto kostume shumëngjyrëshe përgatiteshin me një copë të veçantë, që emërtohej atllas dhe gjendej në treg dhe pasuroheshin me ornamente dhe zbukurime të tjera që kërkonin një punë të veçantë", tregon 37 vjeçarja.

Madje, ajo e pasionuar pas kësaj tradite na tregon edhe një pikturë që evokon këtë të traditë të banorëve të Nartës. Dikur, gratë dhe vajzat e këtij fshati, e kishin një ritual të veçantë mbushjen e ujit në pusin e njohur me emrin "Pusi i Kavallonës", rreth 1 km në perëndim të Nartës. Ato shkonin në këmbë, të veshura me kostumet e tyre dhe madje zbathur. Ky ishte zakoni i trashëguar.

Piktura, që qëndron e varur në hollin e vilës së familjes Zoica, fikson pikërisht një moment të tillë, që për Majlindën evokon një nostalgji të veçantë. Nisur nga këto, ajo mendon se kjo traditë duhet ruajtur dhe çuar më tej.

Fillimisht realizoi një kostum për veten, që pranon ta veshë dhe të bëjë edhe një foto me të për ATSH-në.

Këtë kostum, që ajo e pasuroi edhe me elementë të tjerë, si gjerdanin e lirave (sigurisht jo të arta si dikur), 37 vjeçarja e ruan si një gjë mjaft të shtrenjtë. Pastaj prodhoi edhe kostume të tjera shumëngjyrëshe për dy vajzat e saj, 13 dhe 16 vjeçare. Këto kostume, Majlinda dhe dy vajzat e saj i veshin në raste festash, për Pashkë ose ditë të tjera të shënuara.

Por, Majlinda nuk u mjaftua me këtë. Pak muaj më parë prodhoi një komplet kostumesh për valltaret e Akademisë Artistike "Robert Radoja", në Tiranë, me të cilat ky grup korri një sukses të spikatur në një aktivitet të zhvilluar dy muaj më parë në Itali.

"Ka mjaft elementë që janë të vështirë për t'u realizuar në kostumin e femrave nartiote, ku përfshihen edhe tegelat, që kërkojnë kohë dhe vëmendje, apo shamia e kokës", tregon Majlinda. Por, ajo nuk lodhet. Kur mbaron punën kënaqet me produktin e duarve të saj.

Sigurisht ka edhe të tjerë elementë që nuk mund të plotësohen sikundër është gjerdani i artë. Dikur, të gjitha vajzat e fshatit që martoheshin, këtë gjerdan me pllaka floriri të përmasave të ndryshme e kishin si pjesë të pajës. Sot, kjo traditë i përket së kaluarës,

Për 37 vjeçaren nga Narta prodhimi i kostumeve dhe përdorimi i tyre edhe në jetën e përditshme, si dikur, është një traditë e mirë për pasurinë shpirtërore të fshatit. Ajo e ka lënë pas jetën e emigrimit dhe mendon se edhe këtu, në vendlindjen e saj, mund të bëhen gjëra mjaft të bukura dhe një jetë mjaft e mirë. Pjesë e saj është edhe ruajtja e vlerave të traditës që për të sjell kujtime mjaft të bukura

Publikuar: 29.10.2010 | 02:28
Lexuar: 884 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime