E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Arritja e suksesit që në fillim do të kishte efekt pozitiv për fazat e ardhshme të dialogut, kur të prekim cështjet delikate. Sidoqoftë, negociatat duhet t’i zhvillojnë ekspertët dhe jo funksionarët e lartë apo politikanët”, ka pohuar Jeremic.
Kompromis historik me shqiptarėt



Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm që bisedimet me Prishtinën t’i nisë me diskutimin e cështjeve praktike, si ajo e personave të zhdukur.

“Arritja e suksesit që në fillim do të kishte efekt pozitiv për fazat e ardhshme të dialogut, kur të prekim cështjet delikate. Sidoqoftë, negociatat duhet t’i zhvillojnë ekspertët dhe jo funksionarët e lartë apo politikanët”, ka pohuar Jeremic.

Ai ka theksuar se nuk është e domosdoshme që bisedimet të nisin me cështjen e statusit, për faktin se dy palët kanë qëndrime të kundërta lidhur me sovranitetin e Kosovës.

“Ne do përpiqemi që përmes negociatave konstruktive të arrijmë një kompromis historik mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka nënvizuar Jeremic.

Shefi i diplomacisë serbe ka shtuar më tej se Beogradi nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë dhe Kosovës dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve për ndarjen e territoreve gjatë negociatave.

Publikuar: 29.10.2010 | 13:24
Lexuar: 291 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime