E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin e mbajtur në hapësirat e komunës së Gostivarit, përfaqësuesit e tre komunave nga sfera e mbrojtjes së ambientit dhe natyrës, sfera e çështjeve juridike dhe financiare pas diskutimeve, morën qëndrim për të implementuar aktivitetet në vijim.
Fillojnė aktivitetet pėr implemetim tė UNDP projektit pėr bashkėpunim ndėrkomunal








Fillojnë aktivitetet për implementim të Bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe partner komunave Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht

Pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet UNDP dhe tre komunave: Gostivar, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht, komunat e lartpërmendura fillojnë me aktivitetet e parapara në projekt.

Në takimin e mbajtur në hapësirat e komunës së Gostivarit, përfaqësuesit e tre komunave nga sfera e mbrojtjes së ambientit dhe natyrës, sfera e çështjeve juridike dhe financiare pas diskutimeve, morën qëndrim për të implementuar aktivitetet në vijim.

Sistemohen punët rreth përgatitjes së akteve të cilat duhet të sillen në këshillat e komunave dhe të cilat duhet brenda një periudhe kohore të miratohen. Grupi punues nga sektorët për çështje juridike pranë komunave do të koordinoj aktivitetet rreth përpilimit, inicimit, propozimit dhe vendimit për bashkëpunim ndër komunal.

Grupi punues nga sfera e ambientit jetësor dhe mbrojta e natyrës do të bëj identifikimin e gjendjes aktuale në lidhje me lejet e integruara ekologjike B në tre komunat, elaboratet për ndikim ndaj ambientit jetësor, do të filloj përgatitjet për të vënë në përdorim Regjistrin për materie dhe substancat ndotëse si dhe do të shqyrtoj mundësinë për vendosjen e Kadastrit për ambient jetësor.

Grupi punues në sferën e financave do të zhvilloj punët rreth përgatitjes së dokumenteve të nevojshme për të mbajtur evidencën, qarkullimin e mjeteve financiare, hapjen e procedurave të furnizimit etj.

Takimi gjithashtu kishte në rend të ditës përcaktimin e indikatorëve, shqyrtimi i nevojave për trajnim ,përgatitjen e raporteve mujore, afat mesme dhe përfundimtare si dhe punën në teren që do ta zhvilloj grupi i përbashkët punues në të ardhmen.

Publikuar: 29.10.2010 | 14:35
Lexuar: 399 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime