Me tetë mësonjëtoret e reja, jo vetëm që është zgjidhur problemi për përfshirjen e nxënësve të shkollës teknike, por u mundësua edhe përfshirja e nxënësve të klasave të para të shkollës ekonomike me mësim në gjuhën shqipe, të shpërndarë në 5 paralele.
Me ndërtimin e objektit shtesë në Shkollën e mesme teknike komunale Gostivar u tejkalua mungesa e hapësirave jo vetëm për këtë shkollë por edhe për Shkollën e mesme ekonomike.
Objekti i ri është në kuadër të njërit nga dy objektet e shkollës teknike , me dimensione 9x10m në dy etazhe. Në katin përdhes janë fituar dy mësonjëtore me sipërfaqe prej 35 metra katrorësh dhe 4 mësonjëtore në katin e parë me sipërfaqe prej nga 39 metra katrorë. Përveç kësaj, dy hapësira janë adaptuar në mësonjëtore standarde dhe një hapësirë është shndërruar në bibliotekë.
Me tetë mësonjëtoret e reja, jo vetëm që është zgjidhur problemi për përfshirjen e nxënësve të shkollës teknike, por u mundësua edhe përfshirja e nxënësve të klasave të para të shkollës ekonomike me mësim në gjuhën shqipe, të shpërndarë në 5 paralele.
Për objektin shtesë dhe adaptimet përkatëse në objektin ekzistues u investuan rreth 100 mijë euro, prej të cilave 70 mijë euro mbuloi Komuna e Gostivarit, ndërsa 30 mijë euro me vetëfinancim të shkollës.