E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aspektet teknike të këtyre masave, si dhe propozimi për ndryshimet e Marrëveshjes së Lisbonës duhet të jenë të përpunuara nga kryetari i BE-së dhe Komisionit evropian deri në Samitin e radhës të Unionit, që do të mbahet në dhjetor.
Rompuj: Kėshilli evropian mori vendim pėr pėrforcimin e kontrollit ekonomik nė BE









- Këshilli evropian mori vendim kyç për përforcimin e kontrollit ekonomik në BE, deklaroi sot në Bruksel kryetari i Unionit, Herman van Rompuj.

"I miratuam masat më të rëndësishme për luftë kundër krizës", deklaroi Rompuj pas përfundimit të Samitit dyditor të shefave të shteteve ose qeverive të BE-së, që u mbajt në Bruksel.

Sipas tij, liderët e BE-së u pajtuan se është e domosdoshme të kryhen edhe ndryshime të kufizuara të Marrëveshjes së Lisbonës.

Ai potencoi se Këshilli evropian i ka konfirmuar parimet themelore për përforcimin e kontrollit ekonomik në suaza të BE-së, të cilët përfshijnë formimin e fondit të përhershëm stabilizues të eurozonës, organizimin e një mekanizmi të ri për monitoring të tendencave të krizës në ekonominë evropiane dhe vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që do ta shkelin disiplinën buxhetore të Unionit.

Aspektet teknike të këtyre masave, si dhe propozimi për ndryshimet e Marrëveshjes së Lisbonës duhet të jenë të përpunuara nga kryetari i BE-së dhe Komisionit evropian deri në Samitin e radhës të Unionit, që do të mbahet në dhjetor.

Rompuj që dje njoftoi se liderët e Unionit janë pajtuar për " ndryshim të kufizuar" të Marrëveshjes së Lisbonës, e cila do të mundësojë realizimin e reformës në eurozonë, e imponuar si pasojë e krizës greke.

"Pas diskutimeve të vështira gjatë kohës së takimit të nivelit të lartë në Bruksel, liderët evropianë u pajtuan me tekstin, i cili parashikon fillimin e konsultimeve për përgaditje të ndryshimeve", tha Rompuj.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve të Marrëveshjes së Lisbonës është formimi i rrjetit të përhershëm për sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendeve të eurozonës, në kushte kur një pjesë e tyre ballafaqohen me krizë serioze ekonomike. Fond të tillë për përkrahje është formuar në qershor, pas shpërthimit të krizës në Greqi, por ai është me karakter kohor deri nga mesi i vitit 2013.

Publikuar: 29.10.2010 | 07:45
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime